Burri i nonës -Donaldi
Unë e dua Donald Trampin mbret, thoshte një avokate mulate në Amerikë, duke vazhduar: se pastaj ai nuk ka nevojë të pyesë kongresin për këtë e atë gjë, sepse një mbret bën çfarë të dojë! (Shiko emisionin e të martës tek arte.) Të keqen e mëndjes, thuaj, e për më tepër që kjo avokate rridhte nga ajo racë e skllavëruar dhe e shtypur prej mijra mbretërve të vegjël të bardhë! Të keqen e radakes, thuaj, për më tepër që është edhe avokate, pra një njeri me bagazh jo të vogël dijesh mbi evolucionin e shoqërive njerëzore, është një nga mbrojtëset më të para e të shtypurve dhe ligjeve të sotme anti-skllavëri!..
Kur njerëz me shkollë, ajka e shoqërisë shfaqin të tilla idera, apo besojnë përrallat trumpiane mbi aneksimin e Groelandës me pagesë, si të ishte kjo një plaçkë tregu, mendo në ç’nivel janë shoqëritë përkatëse sot në botë!?! Këto përralla prezantojnë, si shkak dhe arsye për aneksimin e Groelandës, mbrojtjen e Amerikës nga Rusia dhe Kina në hemisferën veriore, atë të Artikut! Apo një tjetër përrallë, gjoja gjysëm-konspiracioniste, e përhapur nga mediat, është ajo e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të Groelandës në të ardhmen nga Amerika!
Në fakt USA e kanë një bazë ushtarake në jug-perëndim të Groelandës, në Nuuk, pra në krahun kanadez dhe jo atë të Rusisë, (se Kina nuk ka lidhje fare me Artikun!)! Deri më tani nuk e ka ndaluar kush Amerikën dhe as NATO-n të ngrejë edhe baza të tjera ushtarake në Groelandë! Pra, as që bëhet fjalë fare për mbrojtjen e Amerikës! Edhe pasuritë nëntoksore të Groelandës nuk janë shpella e Ali Babës, që do shpëtojnë për shekuj ekonominë amerikane! Biles, nëntokën e Groelandës mund ta shfrytëzojnë firmat amerikane në çdo moment, edhe tani, po të duan! Nuk i ka ndaluar asnjë autoritet! Sepse jetojmë në një ekonomi të lirë tregu! Pra? Nuk bëhet fjalë as për këtë përrallë gjysëm-konspirative, të shfrytëzimit të pasurive nëntoksore të Groelandës!
Atëhere pse bëhet fjalë? Edhe bufi e ka kuptuar dhe e di, por mediat perëndimore nuk e thonë, se ne akoma nuk e kemi arritur atë demokraci, ku gjithsekush të shfaqë mendimin e tij lirshëm! Donald Trumpi është në misionin e tij patriotik pro-rus -në lidhje me konfliktin në Ukrahinë më së shumti, (për këtë bravo i qoftë, që e ndihmon atdheun e tij shpirtëror), e përveç kësaj dhe ajo kryesorja, (sepse për momentin Rusia nuk rrezikohet nga ndonjë fuqi), Trumpi don të shprishë rendin aktual në botë, pra ato rregulla të arritura deri tani, dhe kjo duket e arritur -siç unë mendoj- nga ndonjë marrveshje e fshehtë dhe e heshtur mes perëndimit dhe Rusisë së Putinit; (zakonisht si ndërmjetës në këto marrveshje është lobi çifut); këto marrveshje ngulitin Rusinë në problemet e saja, pra të mos ndihmojë ushtarakisht Kinën në rast të një konflikti USA-Kinë. Amerikanët e kanë zgjedhur vetë pro-rusin (a rusin) Tramp, pikërisht për ekspansionin e tyre drejt Iranit dhe Kinës më pas.
Se si janë bisedimet me Kinën (USA-Kinë), kjo është akoma më enigmë, për faktin se aty përzihet edhe Koreja e Veriut, e cila është më shumë se një halë e madhe për perëndimin. Ndaj do thoja, se një ndërhyrje ushtarake e Kinës në Tajvan, mund ta keq-përshpetojë situatën në gjithë botën. Kjo nuk është temë e re, është rrahur prej mbi dy dekadash nga mjaft analistë, (shkrimet e mia gjithashtu), por publikut të sotëm botëror i serviret me shumicë oreksi privat i Trumpit, thjesht për ta sugjestionuar, dhe nuk i flitet shumë për orekset e kapitaleve të mëdha, të cilat ndodhen në perëndim! 15.1.2026
Cdo kritike esht‘ e mirpritur ne: robertthomai@gmx.de dhe mund te nxirret poshte shkrimit me kerkesen e derguesit.
Cdo shkrim i kesaj faqe mund te merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje te vecante, por -si gjithnje- me referimin: nga robert thomanikaj.