Dy histori të vogla me domethënie të madhe
Vjet (2025), aty nga nëntori, pashë tek Pall. i Kongreseve një nga ata të ftuarit e shpeshtë tek programi i darkës së Çanit. Një djalë simpatik, të cilin e kam dëgjuar nja dy-tre herë dhe kam kuptuar se nuk është pa bagazh. (Emrin nuk ia di.) Thashë me mëndje ta ndal e ta ezauroj shkurt problemin e librave të mij të lënë për Çanin tek porta e televizionit, a i ka marrë moderatori i njohur a jo. Ai mund ta pyeste për këtë problem Çanin, si i ftuar i shpeshtë i tij tek ‘zonë e lirë’. E ndala në ecjen e tij të shpejtuar dhe, edhe unë, po me shpejtësi e sqarova se si kam lënë disa herë libra nëpër porta televizionesh, për Çanin gjithashtu, e më kanë thënë se do t’ia japin, mirpo nuk di nëse i kam marrë a jo Çani librat e mij! A mund ta pyeste për këtë!? (Nuk më kujtohet, nëse në atë shpejtësi tregimi i përmenda edhe një telefonatë të lënë tek sekretaria e numrit të tij dhe një letër të dërguar, vite më parë.) Tjetri, në atë nxitim të nisur, mu drejtua me shumë dashamirsi: -Më lejon të të jap një këshillë!? Nxirri librat e tu në instagram, kjo është mënyra më e mirë për ti bërë të njohur!.. Ngela pak i hutuar, jo vetëm sepse nuk kish qenë ai qëllimi i ndalimit që i bëra, por edhe sepse në mëndje më erdhën një tufë situatash e fenomenesh të lidhura me mua: instagramin nuk e hap dot, se ma hoqi kanalin vetë instagrami sapo e hapa; edhe youtubin ma mbyllën, paçka se pas ndonjë viti hapa sërish një kanal tjetër, ku kam hedhur një pjesë të filmimeve të dikurshme, por me minutazh më të vogël se 15 minuta; në Gjermani kam 20 vjet që neutralizohem, denigrohem, dënohem anti-ligjërisht pambarimisht, dhe ato pak ankime të mia bien në vesh të shurdhër; duhet të jem i kënaqur që jetoj ende, sepse me mua janë përlyer e vazhdojnë të përlyhen sa e sa zyra shtetërore e pranë-shtetërore, (pa llogaritur gjithafër subjektesh të tjera kriminele); dalja në mejdanin mediatik e gjithë këtyre mund ta qelbi ajrin gjerman dhe dëmtojë disi marrdhënien e dy shteteve (shqiptar e gjerman); nuk është rastësi se edhe në Shq. të gjitha dyert për librat e mij (ato letrarë, ato shkencorë, etj.) janë të mbyllura; e sa e sa situata dhe fenomene të tjera të këtyre 20 vjetëve, të cilat gjinden në disa shkrime dhe filmime të mijat!
E gjithë kjo situatë rreth meje -vetvetiu- nuk mund të zbrazej në atë bisedë të shpejtë rruge, ndaj ngulmova në ato pak sekonda të mbetura vetëm në kërkesën fillestare, atë të interesimit të tij tek moderatori i njohur, nëse i kishin rënë në dorë librat e mij a jo. Përveç kartvizitës, i lashë edhe titujt e librave të mij dhe atë letër drejtuar mediave, që mbaj gjithnjë me vete për të këtilla takime rastësore. Në largim nuk po më ndahej pyetja, pse tjetri e kish marrë interesimin tim si qëllim të bërjes së ditur të librave të mij!?! Vërtet, çdo autor don ti bëj të njohur librat e tij, por atë moment, në fakt, unë doja vetëm të mirrja vesh, nëse librat e mij i kishin rënë në dorë moderatorit të njohur! Ky informacion mund të më nxisi në të ardhmen të interesohem edhe për raste të tjerë, nëse moderatorët përkatës i kanë marrë a jo librat e mij! Mendoj se ky informacion tregon jo vetëm ç’lloj njerëzish janë këta punonjës mediash, po edhe se si funksionojnë mediat televizive shqiptare, nga porta e deri në studio! Dhe kjo gjë -besoj- i intereson edhe qytetarit në përgjithsi. Jo vetëm në Shq., por në të gjithë botën, qytetari ka të drejtën të marrë vesh nga mediat tituj e botimeve të reja, kështu të njihet me pasurinë letrare, artistike, shkencore, etj. të vendit dhe kombit të tij! Përse nuk i ngrenë nëpër studiot televizive këto probleme të ftuarit e ndryshëm?!?
Në Shqipëri botoheshin deri para disa vjetëve me mijra libra në vit, sot me qindra. Nuk është vetëm faktori financiar shkak i kësaj mpakje, por edhe kjo punë antiligjore dhe xhambaze e mediave, të cilat bëjnë të njohura vetëm pak prej këtyre titujve të botuar, duket vetëm ato për të cilat është paguar! Pra, edhe për një lajm të shkurtër kulturor, autori duhet të paguajë! Dhe jo pak! A ka denigrim dhe ulje më të madhe për autorin letrar dhe shkencor se sa kjo metodë piratësh?!? Unë nuk besoj se ka, sepse vepra e dalë në publik nuk nderon vetëm autorin, por edhe kombin të cilit ai i përket!
Vjet (2025) im vëlla do shkonte të takonte një mik të tijin, Blendi Salaj-n. Blendi ka qenë moderator i faqes së njohur të internetit ‘peshku pa ujë’, sot drejton një radio, në mos gaboj: një lloj podkasti me kamera, ku fton njerëz të ndryshëm. Në youtub më kanë dalë disa prej këtyre bisedave të tij, me tema gjithfarlloj; javët dhe muajt e fundit më kanë dalë edhe në fejsbuk disa filmime të Blendit, disa protesta të tij ndaj gjëndjes aktuale në Shq., ndaj padrejtësive të ndryshme, ndaj atyre qytetarve të keq-formuar në karakterin e tyre. I kam dhënë nga një lajk, o -nuk më kujtohet- kam lënë edhe ndonjë koment të shkurtër, sepse më ka pëlqyer stili retorik e lakonik i protestës së tij. Kështu vjet, (megjithse unë ia kam ndaluar tim vëllai reklamat ndaj librave dhe emrit tim, se më shumë më sjell dëm se sa dobi), i thashë se mund ta pyeste njëherë atë mikun e tij, nëse mund të bënte të njohur tek podkasti i tij ndonjë libër timin nga këta të fundit. Vëllai pyeti dhe përgjigjia e ardhur ishte (pak a shumë): -Është bërë me lek, o Pjerin!.. Kjo përgjigje nuk ishte -tashmë- ndonjë gjë e re! Por, unë pyes: përderisa Blendi (dhe sa e sa të tjerë si ai) proteston kundra padrejtësive dhe don një vend të rregulluar me ligje, përse nuk proteston kundra vetes dhe padrejtësisë që ai (dhe sa e sa të tjerë nëpër media) i bën kësaj shoqërie, tek përmend (kërkon?) lekë, për të bërë shkurt të njohur disa të reja -bie fjala- në lëmin historik apo atë të shkencave të natyrës, të reja këto që vijnë nga shoqëria e tij, nga kombi i tij, nga vendi i tij, të cilin ai don ta shohë sa më të zhvilluar?!?! 24.2.2026
Cdo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.
Cdo shkrim i kësaj faqe mund të merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin: nga Robert Thomanikaj.
Më duhet të njoftoj, se kjo faqe edhe mund mbyllet ndonjëherë për arsye financiare, ndaj kushdo që pëlqen ndonjë shkrim e don ta rilexojë sërish, ta kopjojë e ta hedh në kompjuterin e tij.