Shtrenjtësi
Jo vetëm nëpër konfliktet e ftohta ndërkombëtare kemi shpenzime të shumta e të panevojshme, (paçka se pastaj këto shpenzime justifikohen me tezën e nxitjes së shpikjeve të reja teknollogjike), por edhe në konflikte të vogla mes qytetarësh dhe qytetarësh me zyra shtetërore e pranë-shtetërore (personash civilë e juridikë) kemi shpenzime të tepërta e të panevojshme. Në këtë kundërvënie të sa e sa personave juridikë (zyra shtetërore, firma, gjykata, etj.) ndaj meje (një personi civil) mendoj të jenë harxhuar qindra mijra euro. Një nga harxhimet e fundit po ndodh tani në këtë moment, teksa një firmë prerje drurësh e degësh peme po heq nga prapa pallatit tonë degët e thyera të një peme, të cilat i thyeu pesha e borës dhe era para nja tre muajsh! Është pema në formë ‘V’-ëje, e cila qëndron në ish-kopshtin e banesës tonë, pra në atë kopësht që banesa jonë kishte qysh kur ne kishim hyrë në këtë banesë (2004), por që prej vitit 2024 firma qiraxheshë na e hoqi neve (pa na lajmëruar fare), për t’ia dhënë (sëbashku me kopshtin e komshies poshtë nesh) një familje të re të sapo hyrë diku këtu afër nesh, (nuk e di nëse është një çift i ri në shkallën tjetër, a një-dy pallate më tej). Për këtë histori (thuaj më mirë: vazhdimësi historish) mafioze të këtyre subjekteve (persona juridikë) kam shkruar në shkrim tjetër; gjithashtu disa pak shkëmbime letrash në gjermanisht gjinden tek rubrika ‘deutsch’ e faqes time: fjale cimbuese (nënrubrika: GeWoGe).
Bora dhe era e tërbuar ka thyer edhe vite më parë tre-katër herë degë nga pema në fjalë. Unë i kam pastruar menjëherë të nesërmen, duke i prerë në copa të vogla dhe hedhur degëzat e vogla në kazanët e plehrave bio, ku ato groposen diku për tu bërë pleh, si dhe në kazanët e plehrave të zakonshme kam hedhur degët e trasha, ku ato digjen në impiante djegie që japin edhe energji elektrike nga lëvizja e turbinave prej ajrit të nxehtë. Këtë punë pastrimi e mirmbajtje unë do ta bëja, sepse ishte kopshti im (i banesës tonë). Dhe e bëja me kënaqsi, paçka keqardhjes dhe shqetësimit mbi fatin e pemës, e cila ka humbur në pjesën e poshtme mjaft degë nga pesha e borës apo dhe era. Biles njëherë, (para shumë vjetëve), i krasita disa degë të pemës nga degëzat e varura poshtë, në mënyrë që ato të mos kishin peshë dhe tërheqje drejt tokës. Për disa degëza që nuk i arrija dot në majë të degëve, sepse nuk mund të shkoja deri në fund të tyre për shkak të peshës time, që mund ti thyente, i thashë përgjegjësit të godinave të më gjente një shkallë të lartë, që të mundnim ti prisnim ato degëza të vogla në majë dhe poshtë degëve. Mirpo kush e vriste mëndjen për këtë gjë tek firma jonë qiraxheshë! Tentova të më ndihmonin në këtë punë (jo më të gjatë se gjysëm ore) ata që prisnin degët e pemëve të qytetit përpara pallatit, duke u thënë të vinin deri tek pema “ime” me maqinën e tyre, me atë koshin që zgjatet lart. Njëri erdhi njëherë e më preu një-dy degëza të vogla, por më shumë nuk mund të bënte, sepse donin që kjo punë të kishte një porosi (kontratë) të caktuar pune nga firma, (në Gjermani funksionojnë punët me kontrata të tilla të rregullta, dhe unë nuk jam kundra kësaj metode pune, por për gjëra të vogla mendoj se ato mund të kryhen edhe pa këto burokracira). Për punën e pemës u thashë (më duket u shkrova) edhe atyre të zyrave të firmës tonë qiraxheshë para shumë vitesh, duke i sqaruar mbi nevojën e prerjeve të disa degzave të poshtme të degëve, në mënyrë që ato të drejtoheshin lart e të kishin mundësi ta mbanin borën që do binte; po kështu edhe era e marrë dimërore (një herë në disa vjet) nuk do arriste ti thyente degët. Mirpo qiraxhinjtë tanë as e vunë ndonjëherë ujin në zjarr për këtë shqetësim.
Kështu tani degët e thyera mbetën aty në shesh mbi tre muaj, asnjë interesim. Unë, natyrisht që nuk mund ti hiqja, sepse nuk është më kopshti im. Na i kanë hequr. Sot erdhi ai vinçi me atë koshin ku rri punëtori, dhe prenë si degët e dëmtuara lart në pemë, ashtu edhe ato të shumta të rëna në tokë. Se sa i kushton kjo punë firmës tonë qiraxheshë, nuk e di. Por nuk besoj pa një 500-she; ndoshta edhe deri në 1000 euro! E sa e sa mijra euro kanë humbur kështu shtetarët gjermanë, duke u marrë vetëm me mua! Me sa e sa letra më kanë bombarduar! Sa e sa njerëz kanë organizuar të më provokojnë! Sa e sa kohë kanë humbur për të fshirë gjurmët e akteve kriminale ndaj meje përgjatë këtyre 20 vjetëve! Të ishin marrë më pak me mua, do të isha gjindur si vullnetar në frontin e parë të ndihmsëve, kur ra kovidi! Ja dhe kjo është një humbje për këtë vend! Të ishin marrë më pak me mua, tani do të isha në punë të rregullt! Edhe kjo është humbje për këtë vend! Të ishin marrë më pak me mua, do të vazhdoja ti dhuroja këtij vendi nga gëzimi dhe hareja ime, siç dhe më parë! Të ishin marrë më pak me mua, sot firma që erdhi dhe hoqi degët e thyera të pemës nuk do tu rikujtonte të gjithë banorve këtu përreth faktin e heqjes së padrejtë të kopshtit tonë! Mirpo strukturat e (veçanta të) shtetit gjerman nuk pyesin as për humbjet financiare e -duket- as për turpin! Ato i kanë bërë llogaritë më mirë, harxhojnë disa qindra mijra euro duke u marrë me mua, por fitojnë më tej miliona e miliarda euro, (nën kushtin e neutralizimit tim, shkrimeve dhe krijimeve të mia)! (Kam shkruar e do shkruaj prapë, se si dhe ku i fitojnë, apo dhe i humbin ato para.) Dhe turpin -siç po duket- e hanë me bukë ata, biles e shoqërojnë edhe me një gotë verë! 2.3.2026
Cdo kritike esht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.
Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin: nga Robert Thomanikaj.
Kjo faqe (me pagesë) mund të mos ekzistojë pas disa vjetësh, ndaj, nëse doni ta rilexoni një shkrim të saj, kopjoheni dhe hidheni në kompjuterin tuaj.