6a un s’e pranova

   Vetëm unë antishqiptari nuk e pranova 

Natyrisht, është mëse normale që, … desha të them: mëse “normale” që, kur dikush hedh poshtë me fakte e argumenta një idè, teori, besim, tezë, hipotezë, mendim, etj. të përkrahur nga autoriteti shtetëror, apo nga një shumicë e madhe njerëzish, ky njeri do të linçohet njëherë me ofendime, akuza e kërcënime nga më të ndryshmet, nga një serë njerëzish anonimë dhe jo anonimë, (sidomos -sot- në internet), e më vonë mund të ketë fatin të analizohet nga ndonjë njeri me dije e bagazh, një fat ky që mund të vonojë a të mbrrijë shpejt, -varet nga shumë rrethana e konjuktura nga më të ndryshmet! Nëse, kritika, teoria, faktet, argumentat e tij prekin vetëm një teori, një besim, një mendim, një hipotezë, ka mundësi që brenda disa vjetësh a dekadash teoria e tij e rè -apo qoftë edhe vetëm kritikë të jetë- të mirret në analizë nga dikush njeri i dijes, kjo për faktin se ai vetë ka ca pak dyshime në teorinë ekzistuese zyrtare, ose ai e shfrytëzon çdo mbrojtje të teorisë zyrtare për t’bërë karrierë. Nëse kritika, teoria, faktet, argumentat e reja prekin një statuquo të përgjithshme, prekin -thuajse- të gjitha teoritë dhe besimet ekzistuese, ajo kritikë o teori e re mund të mos merret as pas shumë dekadash në konsideratë për tu analizuar! Kjo po ndodh e do të ndodhë me kritikat, mendimet, argumentat dhe faktet që unë kam sjellë në shkencat e natyrës dhe ato të historisë, paçka se shumica e këtyre teorive dhe ligjeve nuk janë të zbuluara nga unë, por nga të tjerë studjues dekada e shekuj më parë, nga baballarët e këtyre injoruesve të sotëm; unë vetëm i kam risjellë sëbashku me ato pak gjëra të vrojtuara dhe zbuluara nga unë, fatkeqësisht të sjella të gjitha këto në një gjuhë të panjohur në botë, këtë shqipe, fatkeqësisht të sjella të gjitha këto në një popull të degraduar e të paarsimuar sot, fatkeqësisht të sjella këto në një vend, ku shtetarët dhe autoritetet shkencore janë më së shumti biznesmenë e njerëz të lekut!

Për ta illustruar sa thashë, po sjell si shembull -në shkencat e natyrës- relativitetin e gjithanshëm, i cili në dy teoritë e Ajnshtajnit e ka absolutizuar kohën, tek kjo: 1) ndryshon në mënyrë absolute përgjatë rritjes së shpejtësisë së objektit lëvizës dhe 2) afrimit drejt një qëndre graviteti. Nëse ju i qëndroni besnik pikpamjes dialektike dhe relativiste të mëparme, -edhe në rastin e pranimit të lëvizjes konstante dhe të pavarur të fotoneve të dritës nga lëvizja dhe shpejtësia e burimit të tyre në hapsirë-, dhe argumentoni në këtë rast, se koha -megjithatë- mbetet relative dhe e varur nga sistemi referues (matës), gjithashtu ajo është vetëm abstraksion i lëvizjes, në këtë rast argumenti dhe faktet tuaja mund të mos merren në konsideratë për dekada e shekuj të tërë, pse jo edhe të humbisni punën dhe jetën, kjo sepse faktet dhe argumentet tuaja prekin një etabilishment mjaft të madh shkencëtarësh dhe studjuesish, të drejtuar nga lobi çifut dhe -rrjedhimisht- ai gjerman dhe perëndimor. Apo -duke kaluar tani tek historia- ju i qëndroni atyre pikpamjeve dialektike të mësuara në shkollë, (dreq shkolle ‘sovjetike”), mbi transformimet e vazhdueshme të çdo subjekti, kështu edhe të identifikimeve të shoqërive në kohra të ndryshme, kështu përpiqeni të zbuloni identifikimet fetare të shoqërive të ndryshme në kohrat e lashta dhe ato antike, (sepse identifikimet nacionale nuk kishin lindur ende), dhe kështu gjeni kush dhe çfarë fshihet pas eolve, jonianve, pellazgëve, efirve, dardanve, theukërve, trojanve, akejve, danajve, likve, dorve, qeamve, qeatve, medianve, peonve, keltëve, hellenve, persëve, lidianve, frigjianve, karianve, skithve, ilirve, tribalve, etj.. Mirpo këto zbulime tuajat -me shumë mundësi dhe për faktin se gjinden vetëm në gjuhën shqipe- do të humbin kohrave të çakërdisura të këtyre viteve dhe dekadave, për faktin se nuk u përshtaten as etabilishmenit zyrtar, as etabilishmenit “patriotik” të sotëm, as etabilishmenit fetar e as etabilishmenit injorant e pa dije të shumicës së shoqërisë, që vetëm zgërdhihet me shkencën! Ju jeni pozicion jashtë loje për të gjitha subjektet dhe këndvështrimet, ashtu siç ishte pozicion jashtë loje teoria heliocentrike e Nikolla Kopernikut 500 vjet më parë, e së cilës iu desh dy deri tre qind vjet të pranohej!

Ajo teori e gjeti vendin e saj të nderuar, për faktin se dielli dhe planetët janë ende aty dhe ato vazhduan të vrojtohen më saktë përgjatë dekadave e shekujve të ardhëm. Mirpo shoqëritë e dikurshme të para 5 mijë vjetëve, të para 4 mijë, 3 mijë e dy mijë vjetëve nuk i kemi më aq të dokumentuara, ndaj provat për ‘to janë shpesh indirekte e tërthore, argumentat mund t’vërtiten jo rallë si goglat e xhonglerve nëpër gishta. Kjo bën që mësimet e shkollës tonë dialektike, ato se dikur shoqëritë identifikoheshin tek kulti i tyre, mund të mos merren për dekada e shekuj parasysh, mund të humbin për fare, kështu të mbetet vetëm identifikimi i sotëm nacional, i cili -edhe ky i fundit- duket se ka nis të ndryshojë, për të na çuar drejt konglomerateve të mëdha, ku ne shqiptarët mund të quhemi në një të ardhme jo të largët: europianë, ose: europianë jugorë! E atëhere zbulimet e reja arkeeologjike do ti vishen popullit europian, i cili luftoi kundra aziatikve! Hëm!.. Mos u çudisni, edhe sot zbulimet arkeologjike në -bie fjala- Shqipëri i vishen ilirve, duke mos dalluar popullsitë e atyre kohrave, të cilat quhen sot fise! Po kështu ndodh edhe në Greqinë e sotme, ku çdo zbulim i vishet hellenve, duke harruar që në atë territor ekzistonin sa e sa popuj -në kuptimin fetar më së shumti! Po kështu po ndodh edhe me studimin disa-vjeçar gjuhësor-gjenetik të Institutit Filo-gjenetik të Lajpcigut (Leipzig), në të cilin muarën pjesë mbi 80 studjues e në fund na u servir numri 33 i tyre, si për të na treguar talljen që i bëhet sot jo vetëm miletit kudo në botë, jo vetëm shqiptarve, por edhe vetë shkencës! 9.3.2026

Pjesa e dytë:

Jo pa qëllim e përmenda në shkrimin parakalues studimin e njohur të institutit të Lajpcigut; e përmenda sepse na kanë mbetur edhe disa materiale pa trajtuar në analizën e bërë para disa muajve, ku treguam sa të vërtetë shkencore kishte ky studim. Askush dhe kërrkush duhet të pranojë mendimin tonë në lidhje me atë studim, (apo me çdo studim tjetër, apo-apo edhe përgjithsisht), por, nëse ju nuk jeni në gjëndje të vini në provë a reviziononi idetë tuaja, apo nuk shfaqni një mendim ndaj kritikave dhe analizave të studimeve (teorive, hipotezave, etj.) tuaja, ju duhet të jeni të sigurtë se mendimi (ideja, teoria, hipoteza, etj.) juaj nuk i kalon të 50% të së vërtetës shkencore, gjithashtu duhet të jini të sigurtë se penetroni -sado pak- në logje narçistësh, materialistësh, karrieristësh, dukësish, mburrësish. Në fund të fundit ka qenë dy-polësia ajo që i ka dhënë jetë materies, ka qenë kundërshtimi dhe kontradikta ajo që e ka çuar mendimin përpara, ka qenë pakënaqsia, kritika konstruktive dhe rezultati tjetër shkencor ai/ajo që na ka shtyrë drejt të vërtetës!

Duke qëndruar tek studimi në fjalë (i Lajpcigut, mbi gjuhët IE, 2023), ne konstatuam kohët e largëta të krijimit të fjalëve të ndryshme të marra në studimin krahasues, (më së pari: koncepteve të tyre shtytëse), një kohë kjo -e marrë apriori- prej dy-tre qind mijë vjetësh, e cila nuk na lejon të ruajmë të njëjtin koncept (të sotëm nacional) mbi x-gjuhë. Kështu, në studim ishin përfshirë nën të njëjtat kushte krahasimi fjalë (koncepte) nga ato të parat të njeriut, si ujë, bukë (ushqim), natë, ditë, me ato të disa dhjetra (për t’mos thënë disa mijra) vjetëve më vonë, si: kurriz (shpinë), milingonë, drith, këmbë, etj., gjë që nuk ka si të na tregojë një vazhdimësi të një gjuhe prej disa dhjetra- (apo qindra-) -mijra vjetësh! Sepse kjo do të kuptonte edhe zhdukjen e atij fisi që e flet atë gjuhë kaq gjatë, pasi një vazhdimësi fisi është e kondicionuar vetëm përmes përzierjeve me fise të tjera, në të kundërt -për shkak të përzierjes së gjakut- ai fis mbaron brenda disa qindra vjetësh! Dhe kjo përzierje biologjike sjell vetvetiu dhe natyrshëm edhe përzierje gjuhe dhe zhvillime të tjera, që i japin impulse të reja komunikimit fjalësor, pra dalin fjalë të reja; dhe ky proçes ka ndodhur pareshtshmërisht me qënien njeri prej qindra-mijra vjetësh, që d.t.th. se ai nuk ka ruajtur një vijmësi gjuhe, fisi, etnie, por ka qenë pareshtmërisht në përzierje me fise-gjuhë-etni-raca të tjera. (Kaq gjë mësohej qysh në fillore, në kohën time.) Pra, përderisa studimi në fjalë na nxorri një indo-europianishte fillestare aty rreth 12.000 ÷ 9500 vjet p.e.s. në lindje të AV ÷ jug të Kaukazit, dhe shkëputje (formime) të para prej saj në -afërsisht- atë zonë të tokarishtes, anatolishtes dhe shqipes, i bie se kjo shqipe fillestare na paska ardhur prej AV në Ballkan, siç edhe pohoi vetë studimi. Mirpo, sipas historianve, të ashtuquajturat ilirishte na vijnë nga krahu veri-lindor, pra mbi Detin e Zi, dhe shqiptarët mbahen si pasardhës të ilirve, apo jo! Mama mia,… këtë kontradiktë -siç e përmendëm- e vunë rè të parët dy studjues të tjerë, Enkeleida Kapsa e Marek Majer, (shiko tek PTF e A.Vehbiut: Ç’thuhet dhe nuk thuhet për gjuhën shqipe tek artikulli i Science); dhe këtu diskutimi zgjatet më shumë po të merremi me -të ashtuquajturin- dialekt dorik të (para-) hellenishtes, apo po të gjejmë lidhje të këtij dialekti me çakonishten, (një dialekt jo aq grek ky, i folur deri më sot në një zonë të vogël jugore të Peloponezit). Në çfarë përfundimi do të vinte studimi në fjalë, nëse do të fuste në kompjuter ato pak fjalë, që mendohet se janë të një dialekti ilir? Padiskutim kompjuteri do të nxirrte tym të zi, duke mos ditur ku ta vendoste shqipen, në krahun jugor të Detit të Zi, apo atë verior! Dhe kjo për faktin, se kompjuteri dhe i gjithë studimi i qëndrojnë besnik kategorive kantiane, duke e marrë shqipen si kallëp të shkëputur (lindur) nga grupi IE aty rreth 7500 vjet p.e.s. dhe e vazhduar kjo po si një bllok monolit, paçka se me prurje të reja, nga jashtë apo nga brenda!…

Ky lloj kategorizimi, kjo lloj metafizike -thuaj, jo vetëm për shqipen, por për të gjitha gjuhët, i sheh këto si kallëpe të rëna nga kushedi ç’anë e qiellit, (në fakt këtë e lë të nënkuptuar, që njerëzit të mos i ndahen besimit fetar, kësaj forme shtypje të kamuflluar të tyre prej parazitëve drejtues), në vend që ti shohë gjuhët si proçese të pafundme komunikimi! Nëse gjuhët do të shihen ashtu siç edhe janë në fakt, (për këtë ju duhet vetëm të jetoni nja dy-tre mijë vjet, që ta dalloni), pra do të shihen si PROÇESE KOMUNIKIMI, ne nuk do përdorim rast e pa rast të tilla kategori, si ‘gjuha shqipe’, ‘gjuha greke’, ‘gjuha italiane’, ‘gjuha hellene’, ‘gjuha latine’, etj, por do t’u vëmë përpara atë relativiste: ‘e ashtuquajtura’! Ne dallojmë qysh tek latinishtja sinonime t’shumta, gjë që na tregon se edhe ajo gjuhë ishte një subjekt-proçes që kish mbledhur nga “gjuhë’ të tjera të mëparme përmes përzierjeve me njerëz nga etni të tjera! Sepse, -e di çdokush-, nëse një gjuhë e ka një fjalë për një subjekt të caktuar, ajo nuk ka nevojë për të krijuar një fjalë tjetër për atë subjekt! Ne vëmë rè fjalë të njëjta mes shqipes dhe helenishteve, shqipes dhe greqishtes, shqipes dhe latinishtes. Pse?…

Nën këtë këndvështrim, studimi në fjalë nuk do të mburrej se kish dalë në përfundimin, që greqishtja e vjetër (duket se flitet për njërën prej hellenishteve) kishte më tepër lidhje -nga sa mendohej më parë- me armenishten. E di çdo studjues, se armenishtja ka lidhje me gjuhët kaukaziane (z, x, xh); siç ka pak edhe baskishtja. A vërehet kjo karakteristikë fonetike kaukaziane (xe,xhe,zo,cë) tek kjo greqishte e vjetër (hellenishte?)? Nëse po, atëhere i bie që kjo karakteristikë fonetike të dallohet deri tek shqipja e sotme, meqë kjo ka disa ngjashmëri me greqishten e vjetër! Ç’thonë gjuhëtarët shqiptarë për këtë gjë?… 9.3.2026

Pjesa e tretë

Në shumë vidio interneti, vidiobërës me gjithfarë emrash ‘bombastikë’ e “patriotësh”, si yllirian, dardan, pellazgjian, etj. gjejnë lidhje të shqipes së sotme me sumerishten, me egjyptianshen, me hetitishten, deri dhe me gjuhën mandarin të kinezve! Gjithashtu gjejnë lidhje të shqiptarve me planetin Nibiru (në bir), me alienët ‘eholim’, ‘nefilim’ (në fillim), me kastën e lartë në Indi, me popullin ‘hunxa’ e ‘kallashi’ n’Pakistan, me faraonët egjyptianë (ama, jo me bujqit), me të mistershmit ‘anunaki’, e kush i mban mënd të gjitha! Mund të duken për të qeshur, por të gjitha këto lloj kompleksesh inferioriteti, të shfaqura në internet dhe në libra të ndryshëm, nuk provojnë aq demokracinë e mendimit, se sa provojnë padijen e madhe që sundon tek një masë e madhe shqiptarësh kudo në botë.

Gjuha shqipe, siç e kam thënë disa herë, meriton për tu nderuar, dhe kjo jo vetëm për arsye se ka evolime të mëhershme, që dhe gjuhëtarët zyrtarë nuk i kanë vënë re ende, jo vetëm se ruan tone të vjetër të njerëzve primitivë, por -më shumë- edhe se përmban një numër rekord shprehjesh elokuente, figurative, idioma, metonimi, fjalë të urta popullore, etj., të cilat tregojnë -gjithashtu- vjetërsinë e saj (gjuhës), tregojnë pasurinë shpirtërore të njerëzve që e kanë folur dhe e flasin, tregojnë bukurinë e saj. Mendoj se kjo gjuhë ka bërë për vete të ardhurit nga gjuhët dhe etnitë e tjera, pa mohuar pasurimin e saj edhe përmes këtyre ardhjeve nga jashtë, pa mohuar edhe faktin se disa prej bijve të të ardhurve bëhen -si kudo- nacionalistët më të flaktë në popullin e saj folës! (Kjo, siç e dimë, nga komplekse munduese në brendësi të shpirtit të tyre, që s’kanë pse ti kenë, që vijnë nga disa gjurmë tradhëtuese të mosqënies së tyre 100% arbër/shqiptarë.)

Ishte shqipja (bashkë me italishten dhe gjermanishten -tre gjuhë të vetme që njihja mirë), të cilat më ndihmuan të zbërtheja qysh më 2005-‘06 të ashtuquajturat ‘kode’ të Biblës, (Kurani ka shumë më pak nga këto), në librin me rreth 1000 faqe: A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njerut? Ky zbërthim do të thotë të kuptonim gjuhën figurative të përdorur nga shkruesit e Biblës. Pra, shqipja -më së shumti- më ndihmoi ta ktheja Biblën nga libër fetar në libër historik, gjë kjo që -sëbashku me punime të tjera shkencore dhe shkrimet social-politike- më dha qysh në ato vite e deri më sot këtë kalvar persekutimesh zyrtare, për të cilat kam bërë fjalë në shkrime të tjera e në disa vidio interneti.


Përgjatë kësaj pune etimologjike dhe historike ndër vite e në punime të tjera historike, vura rè në disa raste se kisha shpejtime, pra rrugë jo-shkencore në zbërthimet etimollogjike. Ndaj nisa ti riparoj ato nga punimi në punim. Sepse kuptova që e vërteta nuk kish të bënte me fllakadanë patriotizmi prej së jashtëmi! Kuptova se patriotizmi më i mirë është të jesh njeri dhe ti qëndrosh përballë të vërtetës, sido qoftë ajo! E kisha nga e kaluara një përvojë korrigjimi të vetvetes. Aty nga mosha 17-18 vjeç, (tek kisha nisur të shihja shqipen gjithandej, duket i entuziasmuar nga librat e Kondos dhe Majanit), qepa një këmishë të kuqe dhe një palë pantallona teritali të zeza, dhe me këtë veshje kuq e zi (dhe me flokë të gjata) dilja herë-herë rrugve të Tiranës. Mirpo, siç dhe shën Thomai që dyshonte tek Krishti, do shkonte pas emrit ky dyshim edhe tek unë! Mendoj se nuk ësht’ disfavor të dyshosh e të ngresh pyetje gjatë gjithë jetës.Kështu, brenda pak muajve e ndjeva dhe e kuptova sëmundjen e ‘kuq e zi’ dhe nuk e vesha më kostumin “patriotik”.

Tek një njeri sëmundja vazhdon disa ditë, ndërsa tek një shoqëri vazhdon disa vjet e dekada, thoshte një shoku im aty në vitet ‘90. Nuk e di, si dhe sa do shkojë kjo sëmundje që ka zenë një shumicë shqiptarësh/ shqipfolësish kudo nëpër botë, por dalloj prej mjaft shenjave -kryesorja: rënia nën dysheme e arsimit kudo, se ky patriotizëm i rremë po e shpërbën këtë komb! Këto fllakadanë “patriotizmi” të dy-tre dekadave të fundit po nisin të shuhen e do të shuhen fare një ditë, sepse të vërtetat shkencore vërtet pësojnë tkurrje herë-herë, por ato nuk mund zhduken nga horizonti i dijes. Nuk është historia e njerëzve dhe shoqërive njerëzore në botë e lidhur vetëm me shqiptarët dhe shqipen e sotme, por me të gjitha gjuhët dhe popujt e tjerë! Jo për etiketë, por kështu është historia e vërtetë! Sëmundja e sotme pan-shqiptare do të mbesë si një plagë e cfilitur, në një popull të drobitur prej saj! Dhe ta rimarrë veten, do të duhen edhe më tepër dekada, nëse vërtet do ta rrimarë ndonjëherë veten ky popull!.. Apo do jetë shuar mes kombeve të tjerë të mëdhenj rreth vetes, megjithë ata studjues të sotëm të tij në botën perëndimore!? Është për të ardhur keq, se gjithato studime shkencore të shekullit të kaluar brenda Shqipërisë, nga bijtë e këtij populli, po humbin dita-ditës dhe, rrezik, të humbin përgjithnjë! Një pjesë e tyre -ndoshta- po vidhen dhe përvetsohen nga studjues të kombeve të tjerë, -një fenomen ky i njohur me studjues të kombeve të vegjël e të papërkrahur nga vetë popujt dhe shtetet e tyre! Dhe, për ironi dhe humor që të na qeshë bota, do të na mbesë kërkimi i para-ardhësve tanë tek gjeneralët e shquar të kohrave, duke filluar nga Aleksandri i madh, vazhduar tek Xhorxh Uashingtoni, dhe (mos)përfunduar tek Napoleon Bonaparti, ky korsikan-francez, që pushkatoi 500 robër arnautë pa iu dridhur qerpiku në Palestinën osmane të kohës! Ajd, se diçka lemë në këtë botë, shërbimin tek të huajt dhe humorin tallës për vetveten!.. 10.3.2026

Pjesa e katërt dhe e fundit:

Në ato që ne kemi mësuar për popujt e ndryshëm në histori, dallojnë -dhe për këtë besoj është çdokush i këtij mendimi- egjyptasit. Jo ashtu kot theksohej në librat tanë të shkollës, se KULTura egjyptiane ishte mëma e KULTurave të popujve të tjerë të botës, jo më kot, egjyptasit e lashtë dhe ata të botës antike, (kjo e fundit nën ndikimin jonian e, më vonë, atë hellen; ndoshta edhe atë pers disi), vështronin pareshtmërisht botën e tyre përreth, njerëzit dhe fenomenet e ndryshme, dhe regjistronin gjithshka në tru, gjithashtu e përcillnin gojarisht tek brezat më të rinj përvojën e mbledhur, për ta krahasuar me ndodhira e fenomene të mëvonshme. Një popull i tillë i vëmëndshëm i rezistoi jo vetëm pushtimeve dhe ndikimit të KULTurave të jashtme, por diti të përcjellë pareshtmërisht tek bota e jashtme jo-egjyptase dijet dhe zakonet e saj.

Mund të na duket sot normale, që shikojmë në ndeshje të ndryshme sportive albitra (gjyqtarë) të palidhur materialisht e shpirtërisht me njërin nga ekipet, apo me qytetarët/ popujt e tyre përkatës. Mund të na duket sot normale, që edhe në gjyqe të ndryshme civile e penale të zgjidhen gjyqtarë që nuk kanë asnjë lidhje me palët e përplasura e të akuzuara. Mirpo nuk ishte krejt kështu në botën e lashtë; diçka ndryshoi në këtë drejtim në botën antike, dhe ndikimi egjyptas ishte aty i padiskutueshëm. Kemi atë shembullin e sjellë nga Herodoti, ku egjyptasit shprehën çudi dhe kritikë, kur muarën vesh se gjyqtarët e lojrave sportive në Elis ishin nga Elisi. Gjyqtarët, theksuan egjyptasit, duhet të jenë nga fise e popuj tërësisht tjetër nga pjesmarrsit sportivë, ndryshe do kemi ‘ngrënie shati’, pra favorizime të sportistëve vendas.

Vështrimi me imtësi i botës që na rrethon, përfshirë njerëzit, ndodhirat, fenomenet natyrore, nuk përmbledh vetëm disa vjet, por gjithë jetën e njeriut vrojtues, si dhe ato që kanë vërejtur të tjerët më parë! Ky vrojtim, sa më i gjatë e i thellë të jetë, aq më shumë dallon e zbulon, duke shkuar deri në skutat më të thella të njeriut (vetvetes dhe të tjerve), në atë që ne e quajmë psiqikë apo shpirt të tij; gjithashtu shkon deri në detaje dhe ligjësi natyrore, (rrjedhimisht edhe ato shoqërore), që të tjerët mund të mos i kenë vërejtur apo zbuluar. Kemi shumë probleme që egjyptasit i shtronin, dhe deri më sot akoma nuk është arritur në një përfundim (shkencor -siç i themi). Shumë prej problemeve, që dialektika materialiste dhe ajo idealiste e shek. XIX u dhanë përgjigjet e tyre të ndryshme, vinin qysh nga koha e egjyptianve të lashtë! Por ata nuk dilnin menjëherë në përfundime, por vazhdonin të vrojtonin e të vrojtonin, të pyesnin e të pyesnin.

Pse disa njerëz i vishen pushtetit dhe disa jo, kërkonin të dinin egjyptasit. Ata vërenin, se ata që i visheshin pushtetit ndaheshin në drejtues dhe shërbëtorë, ndërsa ata që i rrinin pushtetit larg mund të prezantonin veti mëse të rëndomta qytetarësh, por mund të prezantonin edhe veti njerëzish të ditur e të zotë në shumë punëra. Ata i lidhnin këto me ciklet e shpirtit në botën e përtejme, por një rezultat përfundimtar nuk jepnin. Nën këtë këndvështrim, edhe sot ne vërejmë botën që na rrethon. Shohim njerëz nga më të ndryshmit, të cilët edhe nëse kanë cilësi mjaft pozitive, (të sinqertë, të ndershëm, paqësorë, të qetë e të llogjikshëm, etj.), i rrinë larg pushtetit! Shohim gjithashtu, se njerëz të tjerë, me cilësira pozitive -si të mësipërmit, por edhe me cilësira jo aq pozitive, i vishen pushtetit në rastin më të parë, që u prezantohet. Apo i vishen dukjes në çdo rast, bie fjala i sheh sot shpesh nëpër televizione, bëjnë filmime të shpeshta në youtube, etj. raste dukjesh. Ndërsa disa të tjerë, qofshin të etur pas të vërtetave shkencore, apo pas manisë së të treguarit të veçantisë dhe hyjnisë së gjuhës dhe popullit të tyre, këto dy grupe njerëzish nuk i vihen dukjes me të shpejtë, por rrinë të tërhequr. Ndoshta kultura e tyre, apo e asaj popullsie nga vijnë, nuk ua lejon këtë dukje paksa megallomane. (Kultura toske, psh, është më kritike ndaj dukjes, se sa kultura gege apo ajo e Shq. së Mesme.)

Por edhe tek njerëzit që i vishen pushtetit, drejtuesit apo shërbyesit, ata ndahen poashtu në dukësa dhe jo-duksa. Pse? Ky lloj ndërlikimi, që shkenca e shek. 19 u dha përgjigje me materializmin, karrierizmin, pushtetizmin, dukjen, klasat, komplekset e ndryshme, etj. -nga njëra anë, e nga ana tjetër me thjeshtësinë, ndrojtjen, frikën, mos-dijen, etj., nuk gjeti përgjigje përfundimtare tek egjyptasit e lashtë dhe ata të antikitetit! Sepse ata vazhdonin të zbulonin gjithnjë gjëra të reja, të cilat i përngjisnin në panteonin e tyre dijesor! Nëse ata dhe filozofia e tyre do të jetonin sot, ata do të vazhdonin të vrojtonin “komunistët” e djeshëm, që u bënë: njëra palë kapitalistë e njëra palë pensionistë ‘vul-humbur“! Ata do të vazhdonin të vrojtonin njerëzit e dikurshëm të thjeshtët e të mirë, se si sot një pjesë e tyre nuk ndryshoi dhe një pjesë e tyre u bënë të hurit e të litarit. Ata do të vazhdonin të vrojtonin kriminelët e të këqinjë e djeshëm, nga të cilët një pjesë e vogël e tyre u bënë të urtë e të mirë, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi siç kish qenë, në mos edhe më keq. Po këtë gjë mund të themi edhe për besimtarët dhe fetarët, për ateistët dhe laikët, për profesorët dhe të pashkollët, për ‘normalët“ e të sëmurët psiqikë, për urdhëruesit dhe urdhër-zbatuesit, për arrogantët dhe të thjeshtët, etj. Pse kjo panoramë, pse kjo pasqyrë me ndryshime? Pse këto ndryshime jo 180°, por më pak? Përse bota vazhdon prej mijra vjetësh me të njëjtat cilësira, paçka se në dukje më paqësore! Përse bota nuk gjen ende qetësi? Pse polarizimi nuk i ndahet natyrës dhe njeriut? A ka ky polarizim zbutje apo forcim në këto 4-5 mij vjetët e fundit? Natyrisht! Nga se varet ky ndryshim intesiteti i polarizimit dhe ç’sjell kjo në t’ardhmen? E sa e sa pyetje, që ia bëjmë e nuk ia bëjmë vetes! Pse xhanëm?!?! 12.3.2026 FUND

Cdo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.

Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin: nga Robert Thomanikaj.

Kjo faqe (me pagesë) mund të mos jetë për shumë vite, ndaj -nëse ju pëlqen ndonjë shkrim- kopjoheni dhe hidheni në kompjuterin tuaj.