8a dojcland

   Deutschland ist ein absolutes Täterparadies 

Gjermania është një parajsë absolute për kriminelët, përkthehet titulli i mësipërm, i cili mbushi mediat gjermane këto ditë, duke cituar kështu një artiste filmi me -më së shumti- origjinë të huaj, e cila hodhi në gjykatën spanjolle të shoqin, poashtu artist filmi dhe gjerman ky, për faktin se i shoqi -siç ajo ka zbuluar- i ka nxjerrë në internet -tani pas ndarjes së tyre- foto të saj provokante të rangut erotik-pornografik, (të bëra me IA apo origjinale, të shoqëruara me tekst vetdiskretitues). Me këtë rast kanë dalë mjaft probleme, ndër të cilët mediat përpiqen ta reduktjnë më së shumti tek ai juridik, duke sqaruar se ekziston një farë boshllëku nenesh në lidhje me krime të kësaj natyre në internet (!). Në fakt, siç kam sqaruar në shkrime të mëparme, Gjermania është një vend, ku krimi i kryer nga zyrtarët dhe biznesi nuk dënohet në 99% të rasteve, një vend ku dënohen vetëm njerëz nga shtresat e ‘ulta’, -kjo është përvoja ime e 36 vjetëve këtu.

Kjo histori e këtyre ditëve do tu japë për javë e muaj të tërë bukën e gojës sa e sa redaktoreve të revistave bulevarteske, do tu japë kënaqsinë e kalimit të kohës sa e sa plakave nëpër azile dhe shtëpiat e tyre, do të ingranojë juristët dhe parlamentarët me nxjerrje të reja nenesh, se ato triliona nene e paragrafë janë ende pak për sistemin juridik gjerman! Kjo histori, -paçka se mua më duket pak e ekzagjeruar, ngaqë i njoh dhe e di, se në branzhen e filmit dhe televizioneve punojnë njerëz të qetë e paqësorë, biles edhe ata më gazmorët- kjo histori ka një të mirë të madhe, që një pjesë e madhe e gjermanve po mësohen përherë e më shumë me faktin, që vendi i tyre nuk është ai ideali dhe i përsosuri në të të gjitha pikpamjet, siç ata besojnë, por është një vend mëse i rëndomtë korrupsioni, keqpërdorimesh, keqtrajtimesh, krimi shtetëror, etj. të kësaj natyre, siç është Italia, Franca, etj., paçka se jo në nivelin e Shqipërisë! Është e vërtetë, që shumë gjëra funksionojnë në Gjermani fjollë dhe në rregull, por nuk janë të pakta rastet, ku sa e sa qytetarë -jo vetëm të huaj, por edhe gjermanë në disa raste- nuk e gjejnë dot të drejtën në dyert e institucioneve dhe organeve shtetërore, një pjesë e të cilve pastaj kalojnë në fazë dhe shtypin njerëz të pafajshëm me veturat e tyre, apo bëjnë vetvrasje, apo kryejnë ndonjë çmenduri tjetër, dhe televizioni e përfundon lajmin shpejt e shkurt me të dhënën e njeriut të sëmurë psiqik si shkak të veprës së ndodhur! (Terrori islamik ka kaluar në vend të dytë tashmë, në vend të parë është terrori i të sëmurve psiqikë!)

Gruaja e rastit të tashëm, e dhunimit në internet, arriti para dy-tre ditësh të mbledhë -përmes instagramit- disa qindra njerëz tek Porta e Brandeburgut në Berlin, një demostrim ky në mbështetje të saj dhe dënimit të krimeve të kësaj natyre. Rasti i saj u prezantua këto dy-tre ditë edhe nga mediat, nga lajmet e përnatshme. Kjo -mendoj- u arrit ngaqë njeriu i prekur (i dhunuar) është paksa i njohur, (në këtë rast si artiste filmi), si dhe ka një kanal në Instagram. Pa këto dy faktorë, mendoj se rasti i gruas në fjalë do të humbiste në gjurulldinë e kësaj bote të ç’organizuar, siç kanë humbur edhe qindra raste të njëjta, të cilat përfundojnë thjesht në regjistrin e statistikave! Ironi e fatit, por e vërtetë!

Siç thashë, kjo histori e hidhur dhe e pisët alla gjermane nxorri tashmë edhe lëvere të tjera të papastra, njëra prej të cilave më tërhoqi më shumë. Burri i akuzuar ka një shok të ngushtë, edhe ai artist filmi, (me origjinë të huaj), e të dy i kemi parë herë pas here në ndonjë reklamë të bukur me humor; kanë luajtur edhe në ndonjë film sëbashku, por unë nuk e kam parë. Shoku i tij nuk foli pas historisë së publikuar nëpër media, por pas disa ditësh u shpreh hapur, që e dënonte veprimin e shokut të tij, e bla-bla-bla, siç është e zakonshme në këto raste. Ky qëndrim i tij solli diskutimin e ri, nëse duhet ti qëndrojmë besnik shokut në të mira e të këqia, apo duhet të shkëputemi nga ai, kur shohim se veprimet e tija janë të marrzishme!? Një gazetar justifikonte ndarjen nga ky lloj shoku, ndërsa një gazetare mendonte të kundërtën, se shokut duhet ti qëndrojmë në krah edhe në raste gabimesh.

Unë nuk kam qejf të jap këshilla në këtë drejtim, sepse rastet janë nga më të ndryshme, por diçka mund ta them me siguri. Shkëputja nga ky shok tregon se ti ke pas zgjedhur deri më tani -si shok- një njeri të gabuar, çfarë -në anën tjetër- tregon se karakteri dhe formimi yt kanë pranuar atë njeri të përngjashëm me ty! Pra, kujdes, edhe ti mund ti kesh sëbrendshmi ato të meta që u dukën sheshit tek shoku yt! Nëse ti vazhdon t’i mbetesh shok njeriut me gabime, tregon -vërtet- karakter të fortë e stabil tek ty, por nuk mohohet fakti, që ti ke bërë -nga naiviteti a nga mendësia e lehtë- përzgjedhjen e gabuar!

Nëse më lejohet ta ilustroj përciptas me jetën time, do thoja se unë kam patur shumë shokë të tillë të gabuar, (me gabime). Për fatin tim të mirë janë larguar ata vetë në rrugën e tyre. Unë nuk jam trembur të vizitoja shokët edhe në burgje, apo të shoqërohesha më pas me ‘ta, duke e injoruar edhe faktin e njëfarë njollosje të figurës time, që s’ka asnjë akt ordiner, por vetëm ato të përplasjeve politike. Ndoshta nuk jam trembur nga fakti, që nuk i jam vënë rrugës së karrierës dhe shkallëve shtetërore. Në një rast të tillë, vetvetiu do trembesha mos më shikonin me një ish-burgaxhi, me një ish-drogaxhi, etj. Dhe kjo përzgjedhje në jetë, për disa është si rasti i dhelprës që s’arriste dot rrushtë e pjekur e për disa është përzgjedhje e vetëdijshme! S.d.q., në rastin e këtyre ditve këtu në Gjermani me tre artistat e filmit, (çiftin e ndarë dhe dy shokët), kazani i lëvereve të pa-pastra -më duket se- tregon më shumë se sa duket! Diçka kjo jo për t’u gëzuar! 25+26.3.2026

Cdo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.

Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë me referimin: nga Robert Thomanikaj.

Kjo faqe (me pagesë) mund të mos jetë për shumë vite në internet, ndaj, nëse ju pëlqen ndonjë shkrim e doni ta rilexoni dikur, kopjoheni dhe hidheni në kompjuterin tuaj.