8c palestin

      Palestinezet, Çifutët, Zoti 

Prej dekadash, kolonë të rinj izraelitë vendosen në tokat e ‚Bregut Perëndimor të Jordanit‘, tokë e cila me rezolutë të OKB (UNO-s) i përket palestinezve. Ky vend i tyre ka pësuar rrudhje prej fund viteve ’40 e deri më sot dhe, si të mos mjaftonte kjo, edhe kjo pjesë e mbetur po u zihet atyre dy dekadat e fundit nga gjithfarë kolonësh të rinj izraelitë, duke i përzënë ata me gjithfarë metodash dhune, vënie zjarri, rrahje, prishje të arave të tyre, vrasje me armë, etj., gjithë kjo para syve tanë dhe e shoqëruar me dy lloj argumentesh, 1) ata (palestinezët) janë terroristë, 2) Zoti ua ka dhënë çifutëve këtë tokë këtu e tre mijë vjet më parë, sipas Biblës së vjetër. Argumenti i parë i fut të gjithë palestinezët në një thes, diçka larg realitetit dhe të vërtetës, argumenti i dytë është tërësisht i pakuptueshëm në botën tonë europiane, pra i paakceptueshëm edhe nga vëllezërit e tyre me kulturë -gjermanët në Europë; por ky argument është me një farë sugjestioni tek popujt e Lindjes së Afërme e të Mesme, të cilët i ka molepsur feja në të gjitha rrëzat e jetës.

Kështu, ky konflikt duket krejt pa zgjidhje me mentalitetin e popujve në atë zonë, por nuk ka asnjë bazë religjioze të vazhdojë me mentalitetin tonë europian. Atëhere, përse bota e zhvilluar (apo: “e zhvilluar”) europiane dhe perëndimore nuk merr përçapje serioze të ndali agresionin disa-dekadash zgjerues të shtetit Izraelit? Në këto përçapje serioze, një rol vendimtar do të luanin gjermanët, këta vëllezër të çifutëve izraelitë. Mirpo këta bëjnë atë politikë të vjetër nacionale, (të ashtuquajtur bismarkiane), që lidhet me rolin dominues të tyre në politikën europiane e botërore, për t’mos ngelur pas roleve dominuese anglo-amerikane, frankofone, pan-sllaviste, tashmë edhe rolit kinez në hemisferën euro-aziatik-afrikane, që ka pak dekada që ka nisur e mund të jetë po aq konkurrues i fortë në këtë drejtim.

Gjermanët e justifikojnë lojën e tyre (me shumë kosha, për t’mos u kuptuar) me faktin që përgjegjsia e tyre ndaj judejve (çifutve) është më e madhe se e të tjerve, për shkak të holokaustit gjatë L2B. Edhe ta pranojmë këtë teori të tyre, ashtu siç ata e tregojnë ditë për ditë nga mëngjezi në darkë, (duket për t’na sugjestionuar), sërish do thonim se këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur qëndrim kritikues dhe dënues ndaj gjithë çifutëve të Izraelit, por ndaj fenomenit të zgjerimit të shtetit Izraelit prej 1948-ës e deri më sot në kurriz t’atyre tokave palestineze, që iu njohën atyre nga OKB-ja/ UNO qysh më 1948-49-ën, pas njohjes së Izraelit. Nëse përçapjet gjermano-europiane dhe gjithë-perëndimore do të ishin serioze në lidhje me këtë zonë dhe problemin palestinez, këta do të mundnin t’i vinin kufirin tek thana shtetit izraelit dekada më parë, gjë që nuk do ti hidhte palestinezët në rrymat fetare fanatike, por do ti detyronte ata të ecnin me struktura më demokratike. (Të mos harrojmë që palestinezët nuk kanë dalluar për fanatizëm fetar përgjatë historisë së tyre.) Në vend të kësaj, gjermanët (Gjermania zyrtare -e kam fjalën dhe jo njerëzit e thjeshtë) nuk mbajnë kurrë qëndrim distancues ndaj vëllezërve të tyre trazovaçë!.. Të paktën të mbanin qëndrim ndaj argumentit: se Zoti ua paska dhënë çifutve tokën në Palestinë (Filistinë)! Ata nuk mbajnë qëndrim, sepse feja dhe shteti në Gjermani janë të lidhur si bytha me brekët, siç është shteti gjerman me atë izraelit, -një provë e këtyre është ai qëndrim i thikave në shpinën time, prej kohës (2006) kur analizova Biblën dhe Kuranin, prej kohës (2007) kur analizova dy teoritë (anti)relativiste të Ajnshtajnit.

Si të mos mjaftonte ky qëndrim miqësor e herë amorf (as mish e as peshk) gjerman ndaj shtetit izraelit, (shyqyr thuaj që Merzi -kryeministri gjerman- dhe këshilltarët e tij nuk e humbën tërësisht torruan këto ditë e të shkonin pas vëllezërve të tyre çifutë dhe shoumanit Trump në luftën kundra Iranit), ne kemi edhe një shouman tjetër në Tiranë, që në këtë etapë kaq vet-diskretituese të Izraelit, ai shkon e takon fashistin e Tel Avivit dhe, si të mos mjaftonte ky vetdiskretitim i tij, ai flet edhe broçkulla në parlamentin e Izraelit, që kanë lidhje me fetë e ndryshme të pjestarve të familjes së tij, a thua se planet e shtetarve izraelitë për zgjerimin vit për vit të territorit të shtetit të tyre bazohen në ato përralla që besojnë -gati- gjysma e izraelitve! E di çdo kush, se të tilla përralla shfrytëzohen nga plan-bërësit sionistë për zgjerim të tyre, sepse në atë zonë ka ende turma që besojnë në përralla bibliko-kuranike, ndaj dhe keqtrajtimet gjejnë terren aty, si nga fanatikët myslimanë, ashtu edhe nga ata biblikë-judej.

Nuk di çfarë të them tjetër, sepse kam folur boll për konfliktet në këtë zonë dhe përsëritjet nuk janë efikase dhe e degradojnë problemin e shtruar. Por është për të ardhur mirë, që disa kryetarë shtetesh (Spanjë, Francë, Norvegji) e kanë kritikuar hapur shtetin Izraelit dhe drejtuesin e saj fashist, është për të ardhur mirë që Gjykata e Hagës ka lëshuar një urdhër arresti për këtë dhunues dhe gjenocidas, si dhe për disa fanatikë fetarë (fashistë të tjerë) të krahut hamasian, (që më duket se janë vrarë së fundi nga bombat izraelite), është për të ardhur mirë që edhe njerëz laikë e jo fetarë -si nga bota ashtu dhe nga vetë Izraeli- e dënojnë qeverinë e tashme njetallahiste dhe ushtarakët e saj të lartë, për mësymjet e saja/tyre të këtyre viteve të fundit, dhe i mbrojnë palestinezët, këtë popull që është qindra herë më i dobët se Izraeli dhe që po humb dita-ditës trojet e veta, shpiat e veta, plaçkat e veta, njerëzit e vet! Nëse nuk do të dimë të mbrojmë të dobëtit nga dhunuesit e fortë, mos të presim ndihmë kur dhuna e të fortëve përkëdhel kurrizët tanë! 30.3.2026

Cdo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.

Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin: nga Robert Thomanikaj.

Kjo faqe (me pagesë) mund të mos jetë për shumë vite në internet, ndaj -nëse ju pëlqen ndonjë shkrim e doni ta rilexoni dikur- hidheni në kompjuterin tuaj.