Punimet e mia shkencore dhe patriotët tanë*
Rrno për me tregue, është filli që përcjell At Zef Pëllumbi në jetshkrimin e tij, ku me rrnu nuk do të thotë thjesht me jetu, por me mbijetu duke u zvarrit n’atë dhunë shqiptare, t’mësume aq shpejt prej ‘vllezërve” jugosllavë pas L2B. Për një cen a një arsye çfardo, u shkelën atyre viteve gjithë tallje me këmbë një shumicë vlerash intelektuale, për ‘t’u zbulu” në të ‘90-at dhe … për tu harru përsëri sot, në kohën e individualizmit, materializmit, karrierizmit dhe patriotizmit të rremë! Nuk ka si të ndodhë edhe me vlerat e krijuara sot, të paktën me shumë prej tyre, mes të cilave -pretendoj të rreshtoj- edhe punimet e mia shkencore, dhe kjo duhet treguar, thjesht rrno për me tregu, se më shumë nuk ke ç’bën në ktë copëz të fundit të jetës!
Duke parafrazuar më parë fjalët e Xhon Kenedit për amerikanët dhe Amerikën, duhet thënë: përpara se njeriu të kërkojë diçka nga vendi i vet, ai duhet të pyesë se çfarë ai i ka dhënë vendit të tij. Dhe, në këtë drejtim jam i qetë, le të lëshohen akuzat lumë, sepse 1) nuk e kam dëmtuar vendin tim, 2) i kam dhënë jo pak me punë të paguar e të papaguar, fizike dhe intelektuale, pa harruar të ngrej lart edhe vlerat krijuese të të tjerve, 3) nuk jam përfshirë në asnjë akt dhe veprim të padrejt -në kuptimin ligjor e moral- as vjedhje, mashtrim, krim e çfardo të tillë, përkundrazi i kam kritikuar hapur të tilla fenomene dhe aktorët e tyre, duke mbrojtur të dobtin ndaj të fuqishmit e të pushtetshmit, ndonëse shpesh kjo e fundit ka qenë mbi forcat e mia fizike; -mbrojtësit e mi më të afërt kanë qenë ligjet dhe normat shoqërore. Nuk do rreshtoj këtu veprimet e mia, sepse tradita jonë jugore nuk na i lejon mburrjet në këto drejtime, por në disa shkrime (shiko këtë faqe, apo atë tjetrën: fjale cimbuese) ka diçka nga kjo jetë.
1.Në lidhje me bashkveprimin e trupave në Hapsirë dhe -të ashtuquajturin- Gravitet, jam përpjekur të plotësoj boshllëqet e mbetura nga shpjegimi njutonian (dhe i Rober Hokut) mbi Gravitetin, duke u nisur nga ai vështrim empirik i valëve në Natyrë, të prezantuara këto tek valët e detit, tek valët e rërës në fund të deteve, tek valët e reve në qiell, tek valët e maleve -vargmalet, bazuar edhe në fenomene të tjera, vështruar po empirikisht. 2.Në lidhje me historinë e lashtë dhe antikitetin kam gjetur identifikimet fetare (të kultit) të shumicës së fiseve dhe popujve të atyre kohrave, (identifikimet nacionale nuk kishin lindur ende), -një punë studimore kjo e pabërë nga ndonjë studjues tjetër deri më sot në botë. 3.Në sintezë të këtyre zbulimeve dhe shpjegimeve kam arritur në një kuptim më të qartë filozofik të këndvështrimit dialektik mbi funksionin e materie-energjisë në Hapsirë dhe lëvizjen e saj.
Në këtë pretendim, nuk e përjashtoj mundësinë e një çmendurie dhe pretendimi prej të marri, ku të mos kem sjellë kurrgjë në këto shkenca, apo kam sjellë fare-fare pak, dhe mua më duket ç’oç kam zbuluar! Nuk e përjashtoj mundësinë e një skicofrenie në këtë pretendim, sepse jo vetëm nuk do isha rasti i parë në botë i tillë, por se e di që -si i skicofren- nuk do të isha në gjëndje ta vlerësoja punën time studimore në mënyrë të pavarur! Nuk e përjashtoj mundësinë që zbulimet, shpjegimet, përfundimet e mia astrofizike, historike dhe filozofike të jenë të gabuara dhe larg realitetit! Por, që të provohet njëra prej këtyre mundësive, duhet që puna ime shkencore të analizohet nga të tjerë njerëz të fushave përkatse, apo dhe njerëz studjues e njohës të shkencave, si dhe të vlerësohet apo kritikohet me fakte dhe argumenta, pse jo: pa mëshirë! Sepse e vërteta (shkencore) -siç e pranojmë të gjithë- duhet të qëndrojë mbi çdo sedër intelektuale!
Mirpo kjo punë analitike e kritikuese nuk është bërë tek punimet e mia, qoftë edhe pjesërisht, megjithse ato kanë dekada të tëra që i janë bërë të njohura institucioneve shkencore, mediave dhe publikut! Ç’duhet të bëj më shumë një autor dhe studjues shkencor?!? Mirë se institucionet përkatëse shkencore nuk i përfillin studjuesit jashtë radhëve të tyre, ngaqë -ndoshta- janë mërzitur nga sa e sa punime jo aq shkencore të sa e sa studjuesve ‘amatorë’, si puna ime, apo ata i qëndrojnë -instiktivisht- asaj arrogance akademike të guackës së tyre kërmillore! Mirë se mediat janë mbushur me njerëz të zbritur nga fshatrat, tek të cilët mikrobi i pronës private është ende i zhvilluar, duke i bërë ata ta shohin vendin e punës si pronë private dhe, nga ky shkak, të kërkojnë paturpërisht lekë për ta nxjerrë punimin tënd shkencor në ekranet mediatike! Mirë se ky popull ka rënë sot në batakun e injorancës dhe as i kupton më punimet dhe zbulimet shkencore! Por sot kemi një armatë të madhe patriotësh, që s’lënë gur pa lëvizur për të treguar arritjet e popullit tonë, qysh nga lashtësia e deri më sot! Përse këta nuk kanë lëvizur -të paktën- gishtin e vogël, për tu marrë sado pak me punën time studimore?!? Do të kishin kështu rast të tregonin tre vlera -pretenduese- të tyre! E para: do tregonin që janë vërtet patriotë, sepse ata do të përfshinin në arritjet shqiptare punën studimore të një shqiptari; e dyta: do tregonin se janë njerëz me vlera të larta intelektuale, sepse do të përfshinin në arritjet shkencore punën e një studjuesi që i ka kritikuar ata për punë anti-shkencore; e treta: do të tregonin se janë vërtet shkencëtarë, sepse do të analizonin punët shkencore të një studjuesi që i ka analizuar punët e tyre dhe ka dhënë përfundime jo aq të kënaqshëm për ‘ta! Mirpo kërrkush prej kësaj armate i ka përmendur punimet e mia, apo është marrë sado pak me analizimin e tyre, apo-apo i ka studjuar me themel këto punime! E gjithë kjo tregon se ata nuk janë patriotë, as intelektualë, as shkencëtarë! Dhe kuptueshëm, po të mos jesh njëra, nuk je as tjetra! 31.3.2026 **
* Me këtë shkrim mendoj ta mbyll për këtë vit (2026) serinë e shkrimeve për fund-javën e fejsbukut, për faktin e thjeshtë, se janë bërë aq shkrime sa fund-java ka ende ky vit! E, pas kësaj, mund të përqëndrohemi në tregime letrare dhe tema shkencore, të cilat duan më qetësi, të cilat do kenë kohë vitin e ardhshëm -nëse do jemi gjallë- të hidhen në fejsbuk dhe në dy faqet e mia të internetit (fjale cimbuese + shqiperiasbehet.com), për të qenë të arritshme nga lexuesi i interesuar.
**Në këtë shkrim nuk doli vendi dhe as u prezantua mundësia e dhënies së pengesave shtetërore dhe gjithfarlloj ndaj publikimit të punimeve dhe përfundimeve të mia shkencore, pengesa këto që e kanë burimin këtu në Gjermani dhe reflektojnë deri në Shqipëri!
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Cdpo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.
Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- nën referimin: nga Robert Thomanikaj.
Kjo faqe (me pagesë) mund të mos jetë për shumë vite në internet, ndaj -nëse ju pëlqen ndonjë shkrim e doni ta rilexoni më vonë- kopjoheni dhe hidheni në kompjuterin tuaj.