9g gropa

                  Gropa  

Gropa e fshehur deri më tani nga sytë e publikut, ajo prapa Pallatit të Kulturës u zbulua sot, thjesht sepse nisi të zbrasej betoni i kateve të nëndheshme. Gropa e fshehur e votave, tek e cila mpleksen interesat financiarë të ‘‘politikanve’’ dhe biznesmenve, pse jo edhe interesat gjeo-financiarë të shteteve dhe lobeve të huaja, po zbulohet këto ditë përmes rezultatit të afrueshëm përfundimtar të zgjedhjeve. Gropa e fshehur në shpirtrat e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, qofshin edhe në emigrim, nuk ka shance të hapet e të tregoj marazin e mbledhur përgjatë këtyre tre dekadave, sepse kjo do të bënte që pjesa më e madhe e tyre të shihnin veten në pasqyrë, çfarë do ti tmerronte!

Me nisjen e betonit tek kulla e re 60 katëshe mbyllet çdo projekt tjetër, që do ta lidhte Sheshin Skënderbej me pjesën lindore të tij, duke mos e kthyer në një kafaz kopshti zoologjik, projekte ato që do ta bënin zonën prapa Pall. të Kul. funksionale për qytetarët, që do mundësonin në të ardhmen zgjerimin e zonave të gjelbërta dhe shëtitoreve edhe më tej, kështu të hiqej edhe ajo lukuni veturash në rrugën e Barrikadave, duke lënë rreth Qëndrës vetëm autobuzët dhe taksitë, e duke e kaluar nën tokë zgjatimin e rrugës së Dibrës, e sa e sa projekte të tjera mund të shtroheshin, siç edhe janë shtruar, të cilat do të bënin rezonimin e rrahjes së zemrave të qytetarve me rrahjen e pulsit të Qëndrës së vendit! Kjo kullë 60 katëshe, nga vetë numri biblik i kateve dhe sipas fjalës së vjetshme të ‘të gjatit’, që shteti Izraelit kish pronotuar ndërkohë (2024) 6 kate për ambasadën e vet të ardhme, kuptohet që është më shumë se një kullë, është –po si dy kullat e zeza të Nanos në Bulevard– një simbol i caktuar i ‘miqve’ tanë të huaj; në këtë rast besoj se simbolizon jo pak drejtimin e Shqipërisë nga lobi çifut, pra të mos habitemi që kjo kullë do të mbushet jo vetëm me zyra izraelitësh, por edhe me zyra gjermane, e më tej: angleze, amerikane, etj.. Me këtë imazh internacional e kozmopolit, pse jo edhe gjeo-financiar, gjeo-arkitekturor, gjeo-fetar, e gjeo-politik, vetkuptueshëm që identiteti ynë kombëtar do të zvetënohet edhe më shpejt nga ai i kombeve të tjerë përreth, diçka që nuk do të ndodhë normalisht e gradualisht, siç po ndodh me kombet e tjerë, por më shpejt e më dominueshëm, -epilogu i gjithë këtij feno-meni ka nisur e do të jetë edhe më i dukshëm në vitet e ardhme, një maskeradë sarkastike kjo me gjithfarë ‘patriotësh’, zyrtarë, biznesmenë e gjithfarlloj, që i kemi si pasanikët e rinj të Shqipërisë, të lidhur –në një e tjetër formë– edhe më shumë me burimet e jashtme financiare dhe me ‘miqtë’ tanë nga e gjithë bota!

Afrimi i rezultatit të zgjedhjeve po tregon se sa i vërtet është ky rezultat! Është e vërtetë se kërrkush mund të dijë më parë rezultatin e votave, ashtu siç kërrkush di nëse këto vota janë manipuluar a jo diku! Mirpo ka disa fenomene të cilat i ngrenë kujdo dyshime të forta mbi mos vërtetsinë e një rezultati të shpallur. Në këtë rast kemi një parti, rezultati fitues i së cilës deri më tani (në drekë të së martës) tregon rreth 3,4 % të të gjithë votave në Shqipëri; në Shkodër paska fituar mbi 16%, e në disa rrethe të tjerë veriorë po kështu me këto shifra të larta, në mos edhe më shumë! Kjo është partia e oligarkut Tom Doshi, ajo social-demokrate, e marrë dhuratë nga Skënder Gjinushi para pak vjetësh, ashtu siç dhurohen dashnoret nga një mafioz tek tjetri! A i ka fituar vërtet kaq vota kjo parti? Që një pjesë e punëtorve të këtij biznesmeni mund të votojnë për partinë e bosit të tyre, kjo është e besueshme. Por, që qytetarë të tjerë të votojnë për një parti gjysëm fantazmë, që drejtohet nga një oligark pa vizione për këtë vend e i cili vetëm sa u siguron vende pune në shtet disave prej antarve të partisë së tij, kjo nuk mund të besohet! Ndaj, rezultati i votave të fituara (?!) nga kjo parti në rang vendi, të çon në dyshimin se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar, dhe kjo jo vetëm në lidhje me këtë parti, por edhe për parti të tjera!

E gjithë kjo gjëndje alla tironse e shqiptare, e qartë që nuk kalon ashtu natyrshëm, por shkakton keqardhje e dhimbje shpirtërore tek një pjesë e popullatës, ndjesi këto që nuk shihen, nuk dëgjohen, mbi ‘to nuk raportohet! Ajo çfarë TRUMPetohet herë-herë, janë ato protesta të organizuara nga ata që janë shkaktarët kryesorë të kësaj gjëndje, –duket kjo si justifikim a mbulim i aktivitetit të tyre biznesor, dritshkurtër e antishqiptar! Pra, –s’ka si të jetë ndryshe– edhe media është palë në këtë gjëndje alla-shqiptare. Janë disa mijra punonjës mediash, të cilët –ashtu siç ata qindra mijra zyrtarë e punonjës shteti– mbajnë veten dhe familjet e tyre me rrogat mujore! As që mund të bëhet fjalë për idealizëm, për drejtësi, për trajtim të barabartë të qytetarve! Në të kundërt humbet vëndin e rehatshëm të punës, për të përfunduar në një punë të lodhshme e me pak lekë! Ndaj një shumicë njerëzish, si ata që pak apo aspak mbajnë përgjegjsi për këtë gjëndje, ashtu dhe bijtë e atyre, që pak apo shumë mbajnë përgjegjsi për këtë gjëndje, marrin rrugët e kurbetit, të ikin larg padrejtësisë, kaosit, pa-shpresësisë! Ky vend boshatiset, ky vend mbushet me gjithfarë emigrantësh, ndonëse nuk lulëzon asnjë degë e ekonomisë, përveç ndërtimit (me ditë të numëruara) dhe turizmit (me javë të numëruara)! Dhe gjindemi në atë gjëndje, ku s’ka as përgjigje për pyetjen: po pastaj ç’do bëjmë?!? 13.5.2025

Cdo kritike esht‘ e mirpritur ne: robertthomai@gmx.de dhe mund te nxirret poshte shkrimit me kerkesen e derguesit.

Cdo shkrim i kesaj faqe mund te merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje te vecante, por -si gjithnje- nen referimin: nga robert thomanikaj.