Ngritja shpesh e kësaj pyetje muajt e fundit, përveçse e lidhur me zgjedhjet e ardhme parlamentare dhe një serë aspirantësh të rinj për këtë sallë dhe zyrat qeveritaro-shtetërore, lidhet edhe me pakënaqsinë e përgjithshme të miletit ndaj gjëndjes aktuale ekonomik-social-politike, që do të thotë se premtimet e njërës palë dhe pritshmëritë e palës tjetër janë larg realitetit të dëshiruar! Dhe kjo gjëndje duket prej shekujsh e dekadash aq normalitet në këtë vend, sa genet e shpresës për të rregulluar diçka aty-këtu-atje në të mirën e të gjithve, pra të vendit dhe brezave pasardhës, janë zhdukur! Me një fjalë, pakënaqsia nuk bëhet promotorr i lëvizjes, ndryshimit, përmisimit, por mbetet një shfryrje pesimizmi e deluzicioni kronik!
Natyrisht që një pjesë e shqiptarve, një numër i vogël i tyre gjinden në periudhën dhe statukuonë më të mrekullueshme të jetës së tyre. Por edhe tek ky grupim ekziston një pasiguri për jetën e fëmijve të tyre, një lloj akthi për të ardhmen e këtij vendi! Fakti i braktisjes së mëmëdheut nga shumica e të rinjve, zbrasja masive e fshatrave dhe qytezave, tregojnë mosprespektivën e të rinjve në atdheun e tyre, tregojnë padrejtësitë e mëdha në këtë vend, tregojnë disnivelet e mëdha në të gjitha aspektet, në mbarë këtë shoqëri! Dhe -mendoj se- përgjegjës për këtë gjëndje janë në radhë të parë drejtuesit e këtij vendi, në radhë të dytë vetë ky popull, (pra edhe shkruesi i këtyre rreshtave), në radhë të tretë organizma dhe shtetarë të huaj!
Çfarë stonon në këtë vend, çfarë mangësish ka kjo shoqëri, të cilat nuk lejojnë këtë vend të bëhet? Janë me mijra dhe nuk di nga t’ia nisësh më parë! Por, ja po marrim një lajm të sotëm gazetash, mbi një ndodhi të sotme (10.2.2025), kur po nis kjo faqe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua sot nga prokuroria e posaçme (SPAK); po sot ka ardhur në Tiranë një nënpunës i kabinetit të ri qeveritar amerikan, i cili vizitën e tij të parë e bëri tek partia në opozitë, PD-ja. Gazetat e vendit, sidomos ato të opozitës njoftuan gjithë mburrje, se arrestimi i kryetarit të bashkisë së kryeqytetit u bë i mundur për shkak të ardhjes së zyrtarit amerikan! Vështirë të besohet që ky arrestim ka lidhje direkte me ardhjen e zyrtarit amerikan, pasi një fenomen i tillë njihet vetëm në republikat e bananeve të viteve ’50! Por, panvarsisht nëse ka ose jo lidhje midis këtyre dy fenomeneve, fakti që opozita mburret se ky arrestim i kryebashkiakut është pasojë e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, na tregon atë ndërgjegje servili dhe të përuluri të këtyre lloj shqiptarëve, na tregon vlerat intelektuale të këtyre lloj gazetarësh dhe politikanësh! Pra, ne nuk mundemi kurrë ta ndreqim dhe ngremë drejtësinë në këtë vend, por këtë na e bëjnë të huajt! Ky është njeriu i këtij vendi! Njerëz pa principe, pa idera, njerëz që kthehen nga fryn era, tashmë nga ajo trumpiane, njerëz-krimba që dinë vetëm tu lëpihen të huajve, dikur romakve, më vonë osmanve, më tej italianve e gjermanve, e me radhë jugosllavëve, sovjetëve, sot amerikanve e të tjerve! Çfarë mund të presësh nga njerëz që ndjehen inferiorë dhe të klasit të dytë karshi zyrtarve të shteteve të mëdha!?! Si këta të opozitës, ashtu dhe ata të pozitës gjinden në një garë të shfrenuar me njëri-tjetrin, kush e kush t’ua lëpij bythën zyrtarve të huaj! Ata të qeverisë ua lëpijnë sorosianve, këta të opozitës ua lëpijnë trumpianve! Pikë e zezë, ku ndodhemi! 10.2.2025