Përtaci, dekadencë, asfiksi
Ndërkohë që kaubojsi Donald Trump ëndërron edhe për një mandat të tretë, pse jo të kurorzohet mbret ose perandor i USA, ndërkohë që Pentagoni bën plane si ti kundërvihet Kinës nëse ajo sulmon Tajvanin, ndërkohë që i gjithë perëndimi po ndërthur planin B në rast të një moskuksesi me Kinën, ndërkohë që Putini po luan rolin e budallait dhe të paanshmit në rastin e konfliktit USA-Kinë, ndërkohë që i gjithë ky gjiriz dallkaukësh, Trump-Putin, e më tej terroristësh Hamas e Njtallahu, e së fundi dhe krerësh europianë-Erdogan-Xiu-etj., po e fusin për momentin planetin në gjurulldi të paparashikueshme, se kështu ua duan planet e mëdha të ndarjes së influencave, një kangrenë shumë më e madhe po e grryen planetin tonë, sidomos botën perëndimore. Kjo është përtacia e brezit të ri, papregatitja e tyre në shumë drejtime, një lloj materializmi autist, një lloj mënyre jetese e lehtë, që nuk është larg të ashtuquajturës ‘dekadencë’, dhe e cila -edhe pa luftë- po tregon shenja asfiksie të familjeve tona, të shoqërive tona, të ekonomisë dhe jetës tonë kulturore! Nëse do të vazhdojë kështu, të na rrojnë planet perëndimore të bazuara tek rusët Trump dhe Putin, apo edhe tek Njetallahët dhe Erdoganët, sepse -edhe pa konflikte- e ardhmja e perëndimit -por jo vetëm e tyre- duket si nëpër ato filmat e Hollivudit me kohra apokalipte!
Këto ndjesi më rishoqërojnë sa herë dëgjoj nga televizioni gjerman dhe ai shqiptar, se përherë e më pak nxënës regjistrohen në shkollat teknike këto vitet e fundit, gjithashtu firmat e ndryshme kërkojnë përherë e më shumë forca të kualifikuara dhe nuk gjejnë! Këto ndjesi më rishoqërojnë edhe këto ditë, tek Europën veriore e mbyti bora, si rallë herë përgjatë 30 vjetëve të fundit, dhe në Berlin mbetën pa energji elektrike disa lagje për mbi 1 javë, duke u dridhur nga të ftohtit acar, për shkak të një akti sabotazhi, një kablli të shkatërruar! Këto ndjesi më rishoqërojnë këto ditë këtu në qytetin tim të vogël të Ëedelit, tek shkoj në punën rutinë të pastrimit të shkallëve, disa pallate më tej, dhe -nën atë aspekt social të budallait, që na la “socializmi”- pastroj edhe borën e sapo rënë para pallateve, paçka se kjo punë u përket të tjerve! (Kujt, thuaj!? Atyre që vijnë kaluar me disa maqina pastrimi, të cilat i hanë munë borës së ngrirë e të shkelur nga këmbët e kalimtarve!) Kjo ndjesi më rishoqëron edhe tek pastroj borën para pallatit tim dhe shoh se si më tej bora nuk shkulet më nga trojtuarët, si dhe ka dëmtuar shkurret e mbjella pak më tej, ndërsa shkurret para shkallës time vazhdojnë të lulëzojnë të shkretat, sepse unë i shkund herë pas here, tek fshij borën në trojtuar.
Trojtuarët dhe oborret para pallateve mirmbahen e pastrohen nga punëtorët e firmave të paguara nga qiradhënësit e pallateve. Ndërsa trojtuarët e rrugëve para shtëpive private duhen pastruar nga banorët e shtëpiave. Kështu e ka ligji në Gjermani. Mirpo këtë vit pashë shumë pak banorë të shtëpiave private ta pastronin trojtuarin para shtëpisë së tyre, ishin të moshave 50 e lart! Natyrisht, unë do të merakosesha më shumë, nëse të gjithë trojtuarët e qytetit do të pastroheshin nga banorët e shtëpiave, sepse kjo do të tregonte një popull ushtar e të disiplinuar, çfarë ka anën tjetër të keqe të saj. Por ama, jo kaq pak të angazhuar në një detyrë, që ua përcakton edhe ligji! Kjo duhet të ketë të bëj -mendoj- edhe me shtimin e të huajve në Gjermani, një pjesë e mirë e të cilve nuk i njohin aspektet sociale, por vetëm ato personale e familjare!
Asnjë i ri dhe e re të angazhuar me borën këto ditë! Fëmijët e mij gjithashtu! Si dosa në grazhd! Sepse mamatë e sotme ua plotësojnë të gjitha! Ata nuk e njohin punën! Njohin vetëm studimet, sepse diplloma sot është kthyer në një status social! Dhe shumica kërkojnë sot të studjojnë për kompjuter, jurisprudencë, biznes dhe politikë, sepse aty ka lekë dhe rruga e karrierrës nuk bllokohet nga bora! Edhe angazhimi me punë nëpër shkolla nuk ekziston më sot! As punë me dru, as me metal, as punë shtëpiake, gatim, qepje, etj, as punë në kopshtin bujqësor, siç ne dikur! Kjo ishte fenomen komunist dhe ne jemi kundra komunizmit! Çudi, vjet në Shqipëri më zuri syri aty tek rruga e Dibrës, pranë pallatit tim, disa nxënës duke lyer me gëlqere pemët, po njëlloj si ne fëmijët asaj kohe “socialiste” e “komuniste”! M’u bë zemra mal tek i shihja! Se natyrisht, një komunist i fshehtë dhe i fëlliqur, si puna ime, i do të keqen Shqipërisë, Gjermanisë dhe Europës kapitaliste! Një demagog, si puna ime, punon sa për tu dukur dhe si e si të kritikojë të tjerët! Një anti-demokrat, si puna ime, zien përbrenda nga arritjet e demokracive europiane! Ndaj pra i meritoj stërkëmbçat dhe dënime që më japin!
Mirë se mua ma ndreqën qejfin, mirë se edhe planet e tyre për të ardhmen euro-atlantike i bënë përmrekulli, por kësaj asfiksie që po kapllon shoqëritë tona, si do ia bëjnë baballarë tanë europianë?!? 10.1.2026
Cdo kritike esht‘ e mirpritur ne: robertthomai@gmx.de dhe mund te nxirret poshte shkrimit me kerkesen e derguesit.
Cdo shkrim i kesaj faqe mund te merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje te vecante, por -si gjithnje- me referimin: nga robert thomanikaj.