6. kontroll total

              Kontroll total   

Nuk është temë e re, është folur shumë, të paktën qysh nga romani i Xhorxh Ouerllit, ‘1984’, shkruar diku aty në vitet ’20. Ne të Shqipërisë “socialiste” e njohim mirë fenomenin, ndaj dhe nuk i ndahemi kësaj teme sot e kësaj dite, jo vetëm në Shqipëri, por edhe këtej në botën perëndimore të emigracionit. Mendimet shfaqen më së shumti në komente gazetash e forumesh interneti, rallë në shkrime, artikuj gazetash e tregime letrare; -më duket se unë mbaj një rekord 40 vjeçar në këtë lëmë me shkrimet dhe tregimet e mia, gjë që nuk tregon -mendoj- ndonjë meritë timen, por një stepje e vakum të theksuar tek shumë autorë të tjerë, -nuk e di nëse nga frika e humbjes së karrierës dhe privilegjeve, apo nga frika mos i akuzojnë si skicofrenë!

Në dy dekadat e fundit, ku një luftë e re e ftohtë ka nisur të hedhë themelet e saja e që -për fat të keq- po e ndan botën në dy pole, kontrolli dhe survejimi në vendet e mëdha të EU-s po u jep bukë gjithfarë dallkaukve e demagogve përtacë. Ky lloj kontrolli vërtet nuk përfshin masat e gjëra, preokupimi kryesor i të cilave është ushqimi i darkës dhe prenotimi i pushimeve të verës, ky survejim vërtet nuk mund të konkurojë me atë në vende si Korea e Veriut apo Taxhikistani, por ky kontroll alla Big-Brodher po përfshin përherë e më shumë njerëz, qytetarë të thjeshtë këta, apo gazetarë dhe blogerë, dhe mund të konkurrojë -falë teknollogjisë së avancuar- me atë në vende si Rusia e Kina, duke u bazuar jo gjithnjë në ligj! Vetkuptohet, survejimi nuk qëndron si qëllim në vetvete, por me qëllim të neutralizimit të një personi të caktuar, të sfumatimit të një lajmi a sekreti të caktuar, të parandalimi të një veprimi të caktuar, herë duke u bazuar në ligj e herë jo.

Meqë aktiviteti njerëzor i sotëm është i lidhur me internetin përherë e më tepër, (aty penetrojnë jo vetëm kriminelët e drogës, prostitucionit, ata financiarë, etj., por aty shfaqin mendime gjithfarlloj edhe qytetarët e thjeshtë), vetkuptueshhëm që edhe kontrolli shtetëror do të përqëndrohet aty më shumë. Elementët kriminalë dërgohen në gjyq në bazë të informacioneve të mbledhura, ndërsa qytetarë të ndryshëm, si dhe gazetarë e blogerë, qofshin të gjithë këta njerëz të ndershëm, të sinqertë e mjaft të hapur në mendimet e tyre, gjithashtu edhe lojalë ndaj ligjit dhe shtetit, nëse këta shfaqin mendime kritikuese ndaj disa politikave shtetërore, apo aludojnë për insinuata që u afrohen sekreteve shtetërore, sejcili prej tyre do ta ndjejë shpejt a vonë dorën shtetërore, në mos direkt, nëpërmjet të dytëve, dhe herë fshehtas e herë e herë hapur nën një a tjetër nen juridik, (nga këto të aprovuara vitet e fundit prej parlamentit europian dhe atyre të vendeve të ndryshme). Për fat -po ta kini vënë rè- pala zyrtare e urithve sa vjen e bazohet në ligj përgjatë aktivitetit të saj përgjues, por jemi ende larg përmbushjes së këtij kriteri. Dhe kjo e ka një shkak.

Nuk është vetëm forca e zakonit tek përgjuesit, por edhe përvoja e tyre e gjatë, që në disa raste ata -sipas pikamjes së tyre- duhet me çdo kusht të neutralizojnë një idè, një pikpamje, një fakt të dalë, një aludim, një grupim, një rrymë radikale, një njeri, (po-po, edhe njerëz në disa raste), në anën tjetër ligji nuk ua lejon të neutralizojnë x- idè, -aktivitet, -njeri. Ndonëse shkrime të këtilla, si ky që po lexoni, nuk i shpëtojnë hundës së urithve, në anën tjetër ato i bëjnë ata më të matur, më të pjekur, më tolerantë, paçka se kjo cilësi e fundit ndodh me hapin e breshkës. Nëse përgjatë Luftës së Ftohtë të shek. 20 ata kishin të bënin me armiq gjeo-ideollogjikë, ndaj neutralizimet fizike të kundërshtarve nuk ishin të rralla, sot ata kanë të bëjnë me njerëz të thjeshtë, të cilët nuk kërkojnë më shumë se të shfaqin hapur mendimin e tyre, andaj ata mjaftohen sot në më të shumtat e rasteve me një ndërhyrje të lehtë e të shpejtë, siç në rastin që përmenda në shkrimin parakalues, zhdukjen e faqes së fejsbukut të një farë Foto Cici, (nëse më kujtohet mirë emri), i cili kish nxjerrë një shkrim dhe një foto të At Joanit (Mir Pelushit) me Bejlerin e Himarës, (sot -në mos gaboj- deputet grek në parlamentin europian), dhe një lumë komentesh pasonin më poshtë, këto e përforconin në katror frymën e shkrimit; aty lashë edhe unë komentin tim të shkurtër, siç thashë në shkrimin parakalues. Kur desha të shoh reaksionin e autorit ndaj komentit tim, ndonjë çerek ore më pas, nuk e gjeta më shkrimin dhe as faqen e autorit! Çdo kush mund të cuditet, si-qysh-pse, për më tepër që kjo foto dhe të tilla komente gjinden tashmë edhe tek fejsbukas të tjerë, gjithashtu edhe në faqe të tjera interneti!

Nuk është hera e parë që shkrime me komentin tim hiqen menjëherë, ashtu siç më janë mbyllur më parë edhe youtubi dhe instagrami, ndaj nuk kam frikë se shfaq ndonjë delir madhështie po të them, se prezenca ime në atë shkrim ka ndikuar që i gjithë shkrimi të hiqej. Biles, krahas kësaj, një informacion i ardhur më lajmëron të jem i kujdesshëm në javët e ardhme, dhe kjo duhet të ketë të bëj me atë kundërvënie time ndaj inatit dhe “patriotizmit” të komentuesve, tek u rekomandoja ti kërkonin vrasjet e Peshkëpisë (1994) tek sigurimi shqiptar i kohës së Berishës dhe shfaqja dyshimin tim mbi Bejlerin, se ai më dukej si një ndërlidhës i shërbimeve informative të Shq. dhe Greqisë. Natyrisht që këto mbeten dyshime dhe jo fakte të provuara, të tilla është i lirë të shfaqë cilido njeri, pa rënë ndesh me ligjin. Mirpo dhe si dyshime, ato duket shqetësojnë autoritetet zyrtare. Sepse nuk është hera e parë, që në faqet ku unë lej komenet e mia, disa prej tyre zhduken pas pak kohe! S.d.q., mendoj se rrugë tjetër për ta çuar përpara demokracinë dhe për t’mos humbur liritë e garantuara me ligj, nuk ka! Heshtja sjell vetëm errësirën mesjetare! 9.1.2026

Cdo kritike esht‘ e mirpritur ne: robertthomai@gmx.de dhe mund te nxirret poshte shkrimit me kerkesen e derguesit.

Cdo shkrim i kesaj faqe mund te merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje te vecante, por -si gjithnje- me referimin: nga robert thomanikaj.