5c marrdhenie

    Marrdhëniet familjare dhe shtetërore 

Jo vetëm nëpër filma, por edhe në realitet, njerëzve të angazhuar me aspekte social-ekonomike dhe politike u nisin probleme me familjarët dhe farefisin e tyre. Kjo është një pasqyrë e pandryshuar e historisë së njeriut prej disa mijra vjetëve (nga Egjypti i lashtë), çfarë pamë në “demokracitë popullore” të Lindjes “socialiste”, ashtu edhe në “demokracitë” perëndimore. Kjo vjen sepse pjesa më e madhe e njerëzve duan qetësi e rehati, duan mirqënie e pasuri, duke harruar se, pa këta “mistrecë” të shoqërisë që nuk mbyllin sytë kur shohin shkelje ligjore dhe padrejtësi, ata do kishin mbetur tani akoma në epokën e gurit e të shpellave!

Më i ndërlikuar duket problemi në ditët e sotme, ku miliona emigrantë nga ‘botë e tretë’ punojnë e jetojnë në vende të zhvilluara perëndimore. Këtu nuk e kam fjalën për ata që bien në konflikt me shtetet dhe sistemet perëndimore për hir të ideollogjive të ndryshme nacionale e fetare të vendeve nga kanë ardhur, por flas për ata njerëz -të veçantë më së shumti këta- të cilët bien në konflikt me subjekte shtetërore dhe me pjesë sistemesh perëndimore për hir të lirisë individuale dhe padrejtësive të ndryshme. Këta njerëz, përveç se nuk kuptohen edhe nga pjestarët e tjerë të familjeve të tyre, pse jo edhe nga farefisi dhe shoqëria e afërt, këta injorohen dhe neutralizohen edhe nga subjektet shtetërore e mediatike të vendit nga kanë ardhur. Dhe kjo me justifikimin: për të ruajtur marrdhëniet e mira me shtetin perëndimor.

Nëse ju kujtohet, familja shqiptare Popa, e cila hapi siparin e ambasadave në atë kohë, kur kërrkush do të guxonte ta bënte atë veprim, pati me kalimin e viteve mjaft probleme me disa nga autoritetet italiane në Itali. Kërrkush morri vesh cilat probleme konkretisht, por u muarr vesh vetëm që ata nuk mundën të rrinin në Itali, apo një-dy prej tyre. Në një kohë që çdo mafioz dhe gangster shqiptar gëzon mbrojtje të shenjtë nga shteti italian në Itali! Dhe, mos u çudisni, edhe në Gjermani është thuajse e njëta panoramë, çfarë ka transmentuar dy-tre herë edhe televizioni gjerman: emigrantë punëtorë e lojalë ndaj ligjit nuk arrisin ta marrin leje-qëndrimin në Gjermani, ndërsa drogaxhinj e përdhunues jetojnë të qetë këtu! Nuk ju gënjej! Duhet ti keni në internet dhjetra rastet e përmendura. (Në shkrime të mëparme e kam trajtuar këtë fenomen.) Pra, në vend që familja Popa të kishte sot një përkujtimore nga shteti shqiptar, për respekt dhe nderim të veprimit të tyre në 1985-ën, (hyrjes në ambasadën italiane), ata u izoluan dhe u neutralizuan edhe nga shteti shqiptar, ku -nja dy motra të kthyera- humbën pa nam e nishan diku në Durrës; media transmentoi diçka të vagullt mbi ‘to, intervistoi njërën prej tyre, por, duket me ndonjë interesim nga lart, për t’mos prishur marrdhëniet me Italinë, edhe media shqiptare nuk u muarr më me këtë mesele e me këtë reste të familjes Popa, -një a dy plaka në fund të jetës së tyre. Mjaft e trishtueshme! Dhe të mendosh, që Shq. është rrompallë dhe -për këtë shkak- ekziston një farë demokracie dhe lirie! Pra, media po të donte e kish bërë pak më tepër problem problemin e familjes “problematike” Popa! Por gazetarët shqiptarë nuk duan të humbasin vendin e punës, pas një këshille të shefit! Siç edhe ky shef nuk don të humbasë marrdhëniet e mira me ata të qeverisë lart! Dhe, kur në këtë vend të vogël e pa ndonjë pozicion strategjik të rëndësishëm në botë shuhen problemet e dala, mendoni ç’ndodh në vende të mëdha europiano-perëndimore, të cilat duan të stisin fatet e kombeve të tjerë!..

Megjithse nyjet e sotme diktatoriale dhe antiligjore (ligj i thënçin!) janë më të zbutura dhe me një farë tolerance, (mos kujtoni se, përgjatë Luftës së Ftohtë, mund të shkruanit dhe flisnit kaq lirshëm sa sot), ajo që e bën fenomenin të trishtueshëm e depresiv, është pikërisht ky konflikt i këtyre “të çmendurve” me familjarët e tyre (të friksuar); ndaj ata nuk i sheh me pushkë në dorë, por me fakte e argumenta në përballje të qeta me nyjet diktatoriale dhe ato antiligjore. Dhe, ajo që e bën fenomenin të përmbajtur nga këta “të çmendur”, kur ata janë emigrantë, është frika e tyre nga keqkuptimi që mund të sjellë sjellja e papërkulur e tyre tek shumë njerëz të vendit të tyre të origjinës, të cilët shohin pas asaj sjellje lëkundjen e marrdhënieve të shteteve përkatës, -kjo mjafton që ata ta gjykojnë këtë njeri si jo-normal, si të çmendur, si agjent, si të shitur, si batakçi, si terrorist, si budalla, etj., megjithse nga normat morale dhe lojaliteti ndaj ligjit ky njeri mund të jetë shumë më lart nga këta akuzues! Dhe këto situata shfrytëzohen menjëherë nga këto nyje diktatoriale dhe antiligjore të shtetit “demokrat” perëndimor, në mënyrë që ky ‘bukshkalë’ të konfrontohet edhe më me familjarët e tij dhe të tjerë njerëz nga kombësia e tij! Në këto raste të duhet jo vetëm një mëndje e kthjellët, por edhe një karakter i fortë, sepse pikërisht në këto situata shumë nga këta njerëz të drejtë kalojnë në veprime dhune, ose thyhen dhe bëjnë pakt me autoritetin antiligjor, siç bëri Asanxhi i shkretë me forcat më anti-humane e anti-ligjore anglo-amerikane, tek firmosi heshtjen e tij në të ardhmen, për të bërë të mundur lirimin e tij nga birucat e Londrës! Pra, ose të pret pakti i heshtjes, (megjithse kushtetuta ta garanton fjalën e lirë), ose të pret përballja me turmat injorante e materialiste, ose të pret neutralizimi i vazhdueshëm deri në në atë fizik! Gjithshka varet nga shkalla e shkeljeve ligjore të nyjeve diktatoriale shtetërore dhe jo-shtetërore, nga pastërtia dhe karakteri i subjektit përballës me këto nyje, si dhe nga rastësi të ndryshme. Egjyptasit e lashtë i studjonin të tre këto faktorë dhe -si në shumë fenomene të tjera- nuk dolën me një përfundim të caktuar! Pse? Kjo ngelet për herë tjetër ta diskutojmë! 1.3.2026

Cdo kritikë ësht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.

Cdo shkrim i kësaj faqe mund të mirret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin përkatës: nga Robert Thomanikaj.

Kjo faqe (me pagesë) mund të jetë në internet vetëm disa vjet. Ndaj, nëse doni ti keni edhe në të ardhmen këto shkrime, kopjojini dhe hidhni në kompjuterin tuaj.