Faktori biologjik dhe rrethanat
Një ditë pune t’asaj kohe “socializmi”, ku pasuria dhe privilegji ynë i vetëm ishte koha për biseda e për të lexuar libra, po rrija aty në diell e po shullohesha sëbashku me Kujtimin, një shok pune, elektriçist tek fonderia jonë e gizës në uzinën Traktori; sot Kujtimi nuk jeton më. Tema e bisedës atë ditë ishte sjellja e ndryshme e vëllezërve në një familje, e nuk më kujtohet nëse kjo temë doli nga libri në italisht, që Kujtja po lexonte ato ditë, apo nga biseda për tim vëlla-binjak, me të cilin më ngatërronin për shkak të fizionomisë së njëjtë. Di vetëm -dhe këtë e them pa mburrje, sepse nuk ishte aq fenomen i panjohur- se vrojtimi im empirik përputhej me atë të studimit 25-30 vjeçar të ekipit italian, për të cilin fliste libri që ai po lexonte.
Kisha vënë re ndër vite, jo vetëm tek im vëlla, por edhe tek disa vëllezër të tjerë, se vëllai i dytë ishte më çamarrok nga vëllai i parë, ishte më kaotik, më i papërqëndruar. Ky fenomen jo aq i panjohur ishte ezauruar ndër vite përmjet shprehjeve të ndryshme nga njëri a tjetri shok i lagjes, (i vogli është më i llastuar, i vogli s’mban përgjegjsi, i vogli është çamarrok, etj.), por ja që edhe studimi disa dekadash në Itali kish dalë me përfundimin, që djali i parë është më i mbledhur e më i pjekur, ndërsa i dyti rrezaton aktivitet psikomotorrik më hipertonik. Si, pse, -nuk më kujtohet shpjegimi i mëtejshëm i Kujtimit, por di se shkolla jonë ‘leniniste’ i kërkonte shkaqet e këtyre fenomeneve tek faktorët shoqërorë, si -bie fjala- dominimi i më të madhit ndaj më të voglit, çfarë mund të sillte komplekse tek më i vogli, që e detyronin atë të sillej më agresivisht në jetën e mëpasme; ndërsa shkolla ‘frojdiste’ perëndimore shihte në atë sjellje një lloj determinizmi genesh, por si e qysh vjen ky formim genesh, shkolla perëndimore nuk i jepte përgjigje deri këtë kohë kësaj pyetje!
Jemi pra në njohjen e faktit, ku aktiviteti i pakontrolluar psikomotorr të çon më shpejt në mos-njohjen e vetvetes, ndërsa një aktivitet i kontrolluar psikomotorik i trurit të shpie më shpejt drejt njohjes së vetes. Kjo është mjaft e rëndësishme në njerëz që merren me krijimtari artistike, me shkencë, me art, me sport, me muzikë, me zbulime në arkeologji, gjuhësi, histori, fizikë, astronomi, astrofizikë, matematikë, etj.. Ndërsa në njerëz pa aspirata të tilla, në njerëz që kujdesen e shumta për rrogën e fund-muajit, kjo njohje e vetvetes merr më pak rëndësi; dhe kjo për faktin se ky njeri nuk vihet në barazvlerësim me dikë tjetër. Dhe ky fenomen prezantohet -ndonëse më butë- edhe tek gjinia femërore.
Këto raste individuale prezantohen në të njëjtën formë edhe ndër entitete më të mëdhenj, si familja, grupi, shoqëri e shtete. Fshatra a shtete të mesëm nuk para prezantojnë komplekse inferioriteti, nuk para dallojnë pra në aktivitete psikopatike. Ndërsa fshatra e shtete të mëdhenj, apo të vegjël fare, prezantojnë aktivitete psikomotorrike të rangut psikopatik e skicofrenik; të mëdhenjt nën aspirata sigurie dhe materializmi, ndërsa të vegjëlit të shtyrë më së shumti nga komplekse inferioriteti. Shembujt i kemi të përditshëm tek USA, Rusia, por edhe Anglia, Gjermania e Franca, të cilat prishin çdo lloj rregulli ndërkombëtar, siç një psikopat prish qetësinë e lagjes; shembujt i kemi edhe tek Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, etj., të cilët mbahen si qendra të botës në gjuhë e kulturë, nga fakti se i marrin nëpër-këmbë shtete më të mëdha e pranë tyre!
Në njohjen e vetvetes në këto raste, hyn sërish ajo që thamë më lart, se popuj të shteteve veriore arrisin ta njohin më shpejt veten në këto zullumgjira, siç kemi parë -bie fjala- me vetkritikën e tyre për kohën e skllavërisë (sh.17-18) dhe kolonializmit (sh.19), ndërkohë që popujt e shteteve jugore kanë më vështirsi ti njohin të metat e tyre, si mercenarizmin, korrupsionin, komplekset e inferioritetit, etj. Hollanda -bie fjala- ishte më guximtare në njohjen e zullumeve të saja n’Azinë e Largme në shekujt e kaluar, ndërsa Turqia ka vështirsi më të mëdha në shkëputjen e saj nga periudha pushtuese osmane. Kudo e kurdoher pra, si në individë të veçantë, ashtu dhe në entitete më të mëdha, njohja e vetes vjen me vonesë, vjen pas akteve të bëra.
Meqë jemi tek bota e krijuesve, se këtu prezantohet vështirsia më e madhe e njohjes së vetvetes, (si tek sopranoja Florenc), shohim se çmimet më të shumta Nobel në kërkimet dhe zbulimet shkencore i marrin njerëz nga bota çifute. A kemi të bëjmë vërtet me një popull të përzgjedhur nga Zoti/Perëndia? Nëse lexojmë tekstet e vjetra, duke filluar nga hieroglifet dhe shkrimi kuin, vazhduar me veprat homerike e të autorve të tjerë antikë, dhe përfunduar me Biblën e vjetër dhe Kuranin, do shohim se shumë popuj shkruajnë për veten e tyre, si popuj të zgjedhur nga Zoti! Biles këtë e dëgjon edhe sot nga një shumicë njerëzish të disa popujve të ndryshëm! Dallojmë pra menjëherë se këtë marrëzi e thonë njerëz dhe popuj me komplekse inferioriteti, sidomos ata të botës semite. Tashmë çifutët e botës moderne i kanë lënë librat fetarë, për faktin se atyre librave u doli boja! Dhe, për shkak të rolit të tyre ndërmjetës -një lloj Hermesi (gjur mesi)- në konfliktet mijravjeçare Perëndim-Lindje, dyzues-trinitet, ata priviligjohen nga bota perëndimore e ajo lindore në drejtim të çmimeve Nobel., Për shkak të kohës për krijime dhe zbulime, që u favorizon pasuria, ata kanë vërtet arritje në lëmin shkencor dhe krijues të artit. Jo më kot mbaj unë Çarli Çaplinin si një nga tre gjenitë e filmit, jo më kot mbaj unë Stefan Cvajgun si një nga tre të përzgjedhurit në letërsi, jo më kot kënaqem nga sa e sa krijime të botës çifute. Por megjithëkëtë përzgjedhje e kënaqsi, nuk mund ta mohoj faktin e favorizimit të tyre në shkencë tej arritjeve reale të tyre. Ndaj besoj, nuk do të jetë e largët dita, kur ata do ta njohin vetveten në këtë drejtim e do ta pranojnë fenomenin negativ të favorizimit të tyre në çmime shkencore. 9+10.2.2026
Cdo kritikë esht‘ e mirpritur në: robertthomai@gmx.de dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit.
Cdo shkrim i kësaj faqe mund të merret dhe nxirret kudo e nga cilido pa leje të vecantë, por -si gjithnjë- me referimin: Robert Thomanikaj.